English

"Vodafone Albania" sponsor gjeneral i klubit sportiv të basketbollit Tirana

Tiranë, 16 shkurt, NOA - Kompania "Vodafone Albania" ka treguar dhe një herë disponimin e saj për të përmirësuar jetën sportive në vend duke dhënë një shembull të përgjegjshmërisë së biznesit ndaj sektorëve të cilët kanë nevojë për mbështetje.

Në kuadër të kësaj nisme, që prej tetorit 2009, Vodafone Albania është sponsor gjeneral i klubit sportiv të basketbollit për femra dhe meshkuj të kryeqytetit.

Sporti i basketbollit është një nga sportet më të dashur për kryeqytetasit dhe ka vëmendjen e një audience të lartë, veçanërisht të të rinjve dhe moshës së mesme. Skuadra e Tiranës ka shënuar ndër vite fitore të njëpasnjëshme dhe është vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Emrat më të talentuar të basketbollit në vend luajnë për këtë skuadër dhe e përfaqësojnë atë denjësisht në kampionatet kombëtare dhe eventet ndërkombëtare.

Vodafone Albania ka dhënë gjithmonë mbështetjen e saj ndaj këtij sporti shumë të preferuar nga sportdashësit duke treguar gatishmërinë për të ndihmuar dhe nxitur talentet e reja dhe ato ekzistuese që të përcjellin emocione të forta për publikun në vend.

xh/NOA

KOMENTE