Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Braçe: Rritja e energjisë, çmimi i papërballueshëm për qytetarët
English

Braçe: Rritja e energjisë, çmimi i papërballueshëm për qytetarët

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Partia Socialiste ka reaguar sot në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë. Deputeti i PS-së, Erion Braçe, në një konferencë për shtyp ju referua faturave personale të energjisë, nga ku ka deklaruar se rritja e energjisë ka nisur që në muajin dhjetor.

"Përpara kam dy faturat e mia të energjisë, të muajit dhjetor dhe muajit janar.

Në to: faturimi për muajin janar i referohet periudhës 20 dhjetor 2009 - 21 janar 2010.

çmimi i energjisë së faturuar është ai i riu, në fuqi që nga 1 janari; 7.70 lekë për fashën 300 kë, 13.5 lekë për sasinë mbi këtë limit. Çmimi i energjisë së faturuar për ambientet e përbashkëta është i riu, i rritur në 8.00 leke për kw", ka deklaruar deputeti i PS-së.

Braçe e ka konsideruar të tmerrshme rritjen e cemit të energjisë për familjet shqiptare. Sipas Deputetit socialist, Erion Brace, kjo qeveri ka dorëzuar tashmë pasuritë publike, por edhe monopolet shtetërore që materializojnë shërbimet publike.

Duke ju referuar faturës së tij të energjisë elektrike, Braçe shtoi se; "vjedhje më të qartë se kjo nuk ka, vetëm në këtë rast është 3 dollarë për faturë! Nuk di të them sot se sa e përhapur është kjo vjedhje, por në lagjen ku unë banoj e ku flenë 4 Ministra të Sali Berishës, vjedhja e materializuar në faturë është tamam kështu", ka thënë deputeti i PS-së. Ai e ka cilësuar këtë rritje të papërballueshme për qytetarët shqiptarë.

xh/NOA

KOMENTE