Lajmet e datës 17 Shkurt 2010
- Para të pista për buxhetin e pastër "Qeveria shqiptare detyrohet të pranojë zyrtarisht dështimin e buxhetit të vitit 2009 dhe planifikimin e gabuar të buxhetit të vitit 2010. Ministri i Financave, Ridvan Bode, pranoi disa ditë më parë, se do të korrigjojë me rreth 300 milionë dollarë uljen e shpenzimeve për vitin 2010, që ende s'ka
- Shfaqet një fantazmë te kështjella e braktisur Uells, 18 Shkurt NOA - Një ngjarje e pazakontë ka çuditur publikun anglez, pas publikimit të një fotoje ku shfaqej një grua pas një dritareje në një kështjellë të pabanuar prej 25 vjetësh.
- Takimi Ahmeti-Gruevski, për zhvillimet e fundit politike Shkup, 17 shkurt, NOA - Dy partnerët e koalicionit Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski kanë darkuar së bashku një restorantin "Spinof" në Çarshinë e Vjetër në Shkup, menjëherë pas përfundimit të shënimit të përvjetorit të nëntë të konfliktit të vitit 2001, që u mbajt në Teatrin Shqiptar në Shkup.
- Çmimet Awards, këngëtarja Lady Gaga triumfon me tre nominime Londër, 17 shkurt, NOA - Këngëtarja Lady Gaga ka qenë triumfuese në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Brit Awards", duke përfituar tre të tilla për albumin më të mirë ndërkombëtar ("The Fame"), si artistja ndërkombëtare më e mirë dhe zbulimi më i mirë ndërkombëtar.
- Xhaferraj në Kosovë për festën e 2-vjetorit të Pavarësisë Tiranë, 17 shkurt, NOA - Në ditën e festës së Pavarësisë, në Kosovë ka shkuar ekipi shqiptar i Kombëtares për të luajtur një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kosovës, krahas të cilit ka qenë edhe një delegacion i ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kryesuar nga ministri, Ferdinand
- Dinosha: Raportet mes Shqipërisë e Malit të Zi, të shkëlqyera Tiranë, 17 shkurt, NOA - Ministri i Pakicave Kombëtare dhe i të Drejtave të Njeriut dhe njëkohësisht kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Z , Ferhat Dinosha i vlerësoi të shkëlqyera marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe për këtë, sipas tij, një urë lidhëse janë
- Berisha: Shqipëria do bëjë çdo përpjekje për shtimin e njohjeve të Kosovës Tiranë, 17 shkurt, NOA - "U premtoj qytetarëve kosovarë se Shqipëria nga ana e saj do të bëjë çdo përpjekje për të ndihmuar brenda mundësive që ajo ka mbi njohjen e merituar të shtetit të ri në arenën ndërkombëtare, pa të cilin paqja në Ballkan nuk do të mund të arrihej kurrë".
- Shqipëri-Mal i Zi, negocime për shkëmbimin e produkteve bujqësore Tiranë, 17 shkurt, NOA - Mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka pasur marrëdhënie shumë të mira në kuadër të CEFTA-s dhe shkëmbimit të mallrave. Një fakt të tillë, e ka bërë me dijeni kreu i Energjetikës së Malit të Zi, gjatë një vizite në Tiranë ku ka theksuar se ky bashkëpunim do të intensifikohet
- Vujoviç: Shqipëria, përfituese e marrëveshjes për kabllin ujor me Italinë Tiranë, 17 shkurt, NOA - Ministri i Ekonomisë së Malit të Zi, Branko Vujoviç, garantoi qeverinë shqiptare se Shqipëria do të përfitojë nga marrëveshja me qeverinë italiane për vendosjen e kabllit nënujor për përcjelljen e energjisë elektrike.
- Prifti: Linja Tiranë-Podgoricë, dimensione të reja lirisë së tregut Tiranë, 17 shkurt, NOA - Projekti për ndërtimin e linjës së re të transmetimit të energjisë elektrike 400 kilovolt me Shqipërisë dhe Malit të Zi, do të përfundojë brenda këtij viti për të mundësuar transmetim më të lirë të energjisë mes dy vendeve.
- Topi: Nuk them se marrëdhëniet me Serbinë janë të ngrohta Presidenti i Republikës së Shqipërisë deklaron se nuk shprehet se vendi ynë ka marrëdhënie të ngrohta me Serbinë. Pohimi i Topit u bë në një intervistë që Presidenti, Prof.
- Sejdiu, 62 falje dënimi për 2-vjetorin e pavarësisë Prishtinë, 17 shkurt, NOA - Me rastin e dy-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu ka dekretuar faljen e dënimit të mbetur apo zvogëlimin e dënimit me burg për 62 persona.
- Gjykata e Tiranës cakton 3 psikologë për kujdestarinë e djalit të çiftit Çako-Mula Tiranë, 17 shkurt, NOA - Gjykata e Tiranës ka caktuar sot tre psikologë, të cilët do të përcaktojnë se cili person nga çifti i artistëve të njohur, Pirro Çako dhe Inva Mula, i ka kushtet më të përshtatshme për të mbajtur djalin e tyre.
- Ekstradohen dy shqiptarë të kërkuar, njëri nga Italia dhe tjetri nga Greqia Tiranë, 17 shkurt, NOA - Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, njëri nga Italia dhe tjetri nga Greqia, është mundësuar të ekstradohen nga autoritetet e Interpolit drejt Shqipërisë.
- Kapen në flagrancë dy kosovarë me dokumenta false në port Durrës, 17 shkurt, NOA - Policia e Durrësit ka mundur të ndalojë dy kosovarë, ndërsa tentonin të kalonin në kufi përmes portit drejt Italisë përmes dokumentave të rreme, një të afërm të tyre.
- Deputeti i PS, Gaçi: Sali Berisha bën mirë që t'i hapë kutitë Tiranë, 17 shkurt, NOA - Partia Socialiste është e vendosur në qëndrimin e saj për këmbënguljen në kërkesën mbi hapjen e kutive të 28 qershorit. Një fakt të tillë e ka bërë me dije gjatë një deklarate për shtyp, deputeti socialist, Artan Gaçi.
- Qeveria, vendim për strukturën e re të Këshillit Kombëtar të Sportit Tiranë, 17 shkurt, NOA - Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u miratua një ndryshim në vendimin e mëparshëm të Këshillit të Ministrave, "Mbi përcaktimin e përbërjes strukturore dhe shpërblimin e Këshillit Kombëtar të Sportit".
- Mjaft parcela ndërtimore u kalojnë poseduesve të objekteve informale Tiranë, 17 shkurt, NOA - Qeveria ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme miratimin e kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale.
- Qeveria miraton kushte të reja për marrjen e një doktorature Tiranë, 17 shkurt, NOA - Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme ka miratuar një projektligj të ri, i cili ka të bëjë me hapjen e programeve të studimeve të doktoratës, në institucionet publike të arsimit të lartë dhe përcaktimin e kushteve, që duhet të plotësojë studenti, për marrjen
- PD reagon pas kërcënimeve të Edi Ramës për protesta Tiranë, 17 shkurt, NOA - Kërcënimet e Edi Ramës për protesta, u ngjajnë atyre të vitit 1997. Kështu është shprehur në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.
- Berisha: Harta dixhitale e objekteve informale, gati brenda vitit Tiranë, 17 shkurt, NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot një tjetër vendim për kalimin në pronësi të disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale.
- Berisha pret ministrin e Ekonomisë, të Malit të Zi, Branko Vujoviç Tiranë, 17 shkurt, NOA - Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim ministrin malazez të Ekonomisë, Branko Vujoviç. Bëhet me dijeni se në takimin e përbashkët, ata shprehën të njëjtin vlerësim se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve duhet të shoqërohen me avancimin e gjithanshëm të bashkëpunimit
- Policia vret shqiptarin e pafajshëm, rrëfimi i plotë i motrës së Nikolla Todit Nga bashkëpunëtori i NOA në Athinë - Një raport i plotë nga korrespondenti i NOA në Athinë, Nikos Samaras, ku do të ndiqni detajet për vrasjen e Nikos, 25-vjeçarit nga Shqipëria i cili mbeti viktimë e gafës policore që po ndiqte dy shqiptarë të larguar nga burgu.
- Komiteti i Planifikimit të Strategjive: Do rriten pagat dhe pensionet Tiranë, 17 shkurt, NOA - Në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit të Strategjive, drejtuar nga kryeministri Berisha u rishqyrtuan tavanet buxhetore për periudhën e viteve 2011-2013.
- Gafa e policisë greke, vret shqiptarin baba të një foshnje, rrëfimi tronditës i motrës Njoftim: Në edicionin e orës 18.00 ju ftojmë të ndiqni një raport të plotë nga korrespondenti i NOA në Athinë, Nikos Samaras. Në raport do të ndiqni detajet për vrasjen e Nikos, 25-vjeçarit nga Shqipëria i cili mbeti viktimë e gafës policore që po ndiqte dy shqiptarë të larguar nga burgu.
- Lajme pozitive nga infermieria e Interit Miano, 17 Shkurt NOA - Vijnë lajme pozitive nga infermieria për sa i përket ekipit të Interit. Me sa duket është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të grupit lojtari serb i zikaltërve Dejan Stankoviç i cili i ka munguar ekipit për një kohë të gjatë pasi vuante nga një dëmtim dhe rikthimi i
- Policia: Grabitja e BKT, nga pakujdesia e stafit Ofrohet shpërblimi prej 10 milionë lekësh duke garantuar ruajtjen e anonimatin, mbi autorët e vjedhjes së filialit të Bankës Kombëtare Tregtare. Nga hetimet e grupit hetimor rezulton se, autorët e kësaj vjedhjeje kanë qenë me maska dhe duke përfituar nga pakujdesia e punonjësit të sigurimit të
- Milan - United "sfidë" dhe në merkato Itali, 17 Shkurt NOA - Krahas sfidës në të cilën po ballafaqohen në Champions League ekipet e Milanit dhe të Manchester United janë në një "sfidë" dhe në merkaro.
- Guss Hiddink zgjedh përfaqësuesen e Turqisë Turqi, 17 Shkurt NOA - Nuk do të jetë asnjë nga klubet e mëdha, përmendim këtu Juventus dhe Liverpul, të cilat nuk do të kenë shërbimet e trajnerit holandez Guss Hidink, pasi ai tashmë ka bërë zgjedhjen e tij dhe do të jetë nën drejtimin e përfaqësueses turke.
- Champions League, fitojnë United dhe Lione Itali, 17 Shkurt NOA - Ka qenë një mbrëmje plot emocione dhe gola ajo e djeshmja e kompeticionit të Champios League. Supersfida midis Milanit dhe Manchester United ka dhuruar një spektakël të vërtetë dhe një mori golash ku fitues në këtë garë kanë dalë "djajtë e kuq" të Ferguson.
- Kriza ekonomike, pritet fluks të papunësh në vend Tiranë, 17 shkurt, NOA - Shërbimi Kombëtar i Punësimit paralajmëron një rritje të numrit të të papunëve në vendin tonë në këtë periudhë, si pasojë e prekjes së biznesit nga kriza ekonomike.
- Topalli uron Krasniqin për Pavarësinë e Kosovës Tiranë, 17 shkurt, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një letër dërguar Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, uron gjithë popullin e Kosovës për dy vjetorin e Pavarësisë.
- Sindikata e mësuesve: S'firmosim kontratën me MASH nëse rritet ngarkesa mësimore Tiranë, 17 shkurt, NOA - Sindikatat e pavarura të arsimit deklaruan të mërkurën se nuk do të firmosin kontratën kolektive me ministrinë e Arsimit, nëse ajo praktikon rritjen e ngarkesës mësimore për mësuesit.
- Punonjësit e kompanisë ajrore, Lufthansa, kërcënojnë me grevë për pagat Berlin, 17 shkurt, NOA - Pilotët e një prej kompanive më të mëdha ndërkombëtarë të fluturimeve kanë deklarua sot nisjen e një greve nëse nuk merret parasysh kërkesa e tyre për pagat.
- Rama: Përballja mes popullit dhe qeverisë është e pashmangshme Elbasan, 17 shkurt, NOA - Nëse kriza politike nuk do të zgjidhjet nga negociatat me Presidentin, përballa mes qeverisë dhe popullit është e pashmagëshme.
- "Çmenden" çmimet, alarmohen tregtarë e konsumatorë Tiranë, 17 shkurt, NOA - Prej disa ditësh, çmimet e larta të fruta perimeve në kryeqytet kanë shqetësuar tregtarët e konsumatorët. Ndërsa njëra palë ankohet për rënie të xhiros ditore, ata që preken direkt nga çmimet, qytetarët, theksojnë se kjo rritje nuk po ndalet që pas festave të fundvitit
- Projektligji, tokat e pakultivuara do u kalojnë në përdorim pronarëve të tjerë Tiranë, 17 shkurt, NOA - Njësitë vendore do të përcaktojnë kriteret dhe masën e shpërblimit për pronarët e tokave që nuk e kulivojnë më atë, pas kalimit të pronës pronarëve të tjerë në përdorim.
- Miratohet hapja e Universitetit të Sporteve të Tiranës Tiranë, 17 shkurt, NOA - Qeveria miratoi sot krijimin e universitetit të sporteve të Tiranës. Bëhet fjalë për një universitet që krahas përgatitjes shkencore dhe ti kushtojë rëndësi dhe përgatitjes profesionale.
- Prifti: Nuk ka ende një projekt për centralin bërthamor Tiranë, 17 shkurt, NOA - Pas vizitës në Itali, ku kryeministri Sali Berisha mori mbështetjen e vendit fqinj për ndërtimin e një centrali bërthamor, ministri i ekonomisë Dritan Prifti ka zbehur shpresat se do të ketë një projekt të shpejtë në këtë drejtim.
- Në mars nis ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës Tiranë, 17 shkurt, NOA - Ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës, një prej projekteve më të mëdha energjetike të viteve të fundit do të nis në muajin mars.
- Braçe: Rritja e energjisë, çmimi i papërballueshëm për qytetarët Tiranë, 17 shkurt, NOA - Partia Socialiste ka reaguar sot në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë. Deputeti i PS-së, Erion Braçe, në një konferencë për shtyp ju referua faturave personale të energjisë, nga ku ka deklaruar se rritja e energjisë ka nisur që në muajin dhjetor.
- Dhimitër Anagnosti, tashmë edhe në botime Tiranë, 17 shkurt, NOA, Milena Selimi- TOENA hedh në qarkullim dy botime, "Përrallë nga e kaluara" (skenarë) dhe "Nata e trokitjeve në xham" (dramë), të regjisorit Dhimitër Anagnosti - i njohur dhe i vlerësuar për punën e tij si regjisor edhe përtej kufijve të Shqipërisë.
- Montobio: Opozita të kthehet në Kuvend, po rrezikohet integrimi Tiranë, 17 shkurt, NOA - Ambasadori i Spanjës, i cili është njëkohësisht dhe vendi që mban Presidencën e Bashkimit Europian, Manuel Montobio u shpreh sot se opozita duhet të kthehet në Kuvend.
- Mbërrijnë shërbime risi në shit-blerjen e shtëpive (Video) VËZHGIM/ Një udhëtim në tregun e pasurive të patundshme, vëzhgim i gjerë mbi nevojat e qytetarëve dhe minisondazh me disa prej të interesuarve për të pasur më në fund një shtëpi.
- "Mjaft", protestë para kryeministrisë për batutën e Berluskonit Tiranë, 17 shkurt, NOA - Aktivistë të lëvizjes "Mjaft", organizuan sot një mini proteste para kryeministrisë, ku kërkuan t'i dorëzonin Kryeministrit Sali Berisha një dhuratë për homologun, Silvio Berluskoni.
- Tutankhamon ka vdekur nga "Malarja" Tiranë, 17 shkurt, NOA - Faraoni më i famshëm dhe më i njohur Egjiptian nuk ka vdekur nga ndonjë komplot apo gjë tjetër, si ishte menduar deri më tani, por thjesht nga malaria.
- Rama përshëndet dy vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Tiranë, 17 shkurt, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama uroi sot dy vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në emër të Partisë Socialiste ai u shpreh se "ndjehej i nderuar që sot uronte Presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi".
- Plani Obama për ekonominë, shpëton 2.4 milion vende pune në SHBA Uashington, 17 shkurt, NOA - Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, duket se ka arritur të mbajë një prej premtimeve kryesore të fushatës së tij Elektorale.
- Mbërrijnë shërbime risi në shit-blerjen e shtëpive (Video) VËZHGIM/ Një udhëtim në tregun e pasurive të patundshme, vëzhgim i gjerë mbi nevojat e qytetarëve dhe minisondazh me disa prej të interesuarve për të pasur më në fund një shtëpi.
- Lohan: Berisha dhe Rama duhet të arrijnë marrëveshje Tiranë, 17 shkurt, NOA - Kreun i delegacionit të BE-së në Tiranë, Helmuth Lohan, deklaron se integrimi europian është bazë për marrëveshjen Berisha-Rama.
- Berisha: 2010, viti i projekteve të mëdha në infrastrukturë. Projektuam 3 rrugë Tiranë, 17 shkurt, NOA - "Kam kënaqësinë t'ju informoj se tre projektet e akseve të mëdha rrugore të cilat do të bëjnë të mundur që shqiptarët nga Saranda, Konsipoli, Gjirokastra, Peshkopia dhe Bulqiza, të vijnë në Tiranë për një kohë prej 50-70 përqind më të shkurtër përfundoi".
- Moti i keq, rrëshqitje dheu në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj Tepelenë, 17 shkurt, NOA - Aksi rrugor Tepelenë-Memaliaj, është bllokuar sot nga rrëshqitjet e shumta të dheut që kanë ndodhur pas shirave të shumtë të rënë gjatë ditëve të fundit.
- Presidenca sqarim mbi negociatat: Asnjë propozim nga Topi dhe asnjë kontestim Tiranë, 17 shkurt, NOA - Nisur nga disa shkrime të bëra në median e shkruar ditën e sotme, institucioni i Presidencës ka reaguar përmes një deklarate për shtyp duke bërë me dijeni se negociatat e kreut të shtetit me Ramën dhe Berishën nuk po njohin asnjë kontestim, siç edhe ato shkruajnë.
- Kërcënimi më i madh për Kosovën, gjendja social-ekonomike e saj Prishtinë, 17 shkurt, NOA - Kërcënimi më i madh për stabilitetin e Kosovës dy vjet pas pavarësisë është gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike. Pas protestave në disa sektorë nuk përjashtohet mundësia e protestave të mëdha sociale.
- Kapet grabitësi, i hoqën maskën nga koka ndërsa po largohej Fier, 17 shkurt, NOA - Donte të vidhte me maskë, po në largim e sipër ia kanë hequr ga koka duke e zbuluar se cili ishte, deri sa më në fund është vënë në prangat e policisë.
- Pieter Feith: "Strukturat paralele duhet të zhbëhen" Prishtinë, 17 shkurt, NOA - "Në veri, ato mund të zëvendësohen me ndërlidhje të privilegjuara midis Beogradit dhe popullatës në veri, për të siguruar ruajtjen e mënyrës tradicionale të të jetuarit", thotë për "Radio Evropa e Lirë", shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith.
- Sot vizita e Dalai Lamës në SHBA, nesër takimi me Obamën Uashington, 17 shkurt, NOA - Udhëheqësi shpirtëror i tibetanëve, Dalai Lama nis sot vizitën e tij të parashikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet që ai të takohet me presidentin amerikan, Barak Obama.
- Aksion në Athinë për kapjen e dy keqbërësve, vritet një shqiptar Athinë, 17 shkurt, NOA - Një shqiptar i vrarë dhe dy ushtarë grekë dhe dy policë grekë të plagosur ka qenë bilanci negativ i një aksioni të policisë greke në departamentin Virona të Athinës për arrestimin e dy keqbërësve.
- Presidenti Topi niset sot drejt Kroacisë për një vizitë zyrtare Zagreb, 17 shkurt, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të udhëtojë gjatë ditës së sotme drejt Kroacisë në kuadrin e një vizite zyrtare në këtë vend.
- Sot në Durrës, homazhe për policin që u vra gjatë shërbimit Durrës, 17 shkurt, NOA - Sot në Pallatin e Kulturës të qytetit të Durrësit organizohen homazhe për nder të policit rrugor, Kastriot Aliaj, i cili humbi jetën të krye të detyrës pak ditë më parë.
- Grabitet nga persona të armatosur filiali i bankës BKT në rrugën "Myslym Shyri" Tiranë, 17 shkurt, NOA - Eshtë grabitur me armë në mes të ditës një filial banke në qendër të Tiranës nga persona me maska. Lajmi i konfirmuar nga burime të policisë së Tiranës për agjencinë e Lajmeve NOA, sqaron se bëhet fjalë për filialin e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në rrugën "Myslym
- Festimet, sot Kosova dy vjet e pavarur Prishtinë, 17 shkurt, NOA - Kosova feston sot dy-vjetorin e pavarësisë së saj, e cila u ligjërua përkatësisht më 17 shkurt 2008. Me rastin e këtij përvjetori historik për shtetin më të ri të Evropës, janë parashikuar manifestime dhe aktivitete të shumta, jo vetëm në Kosovë, por edhe në
- E çoi në Greqi për prostitucion, prangoset pasi vajza i shpëtoi dhe e denoncoi Gjirokastër, 17 shkurt, NOA - E ka njohur përmes telefonit dhe pastaj i ka shkuar në familje, gjoja sikur do të martohej me të, por e gjitha ka qenë veçse një mashtrim.
- Terrorizoi fshatin duke gjuajtur me armë, kapet nga policia Tepelenë, 17 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Tepelenës kanë arrestuar një person për armëmbajtje pa leje, i cili terrorizonte banorët me të shtëna armësh.
- Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve: Rasti "Baze" tregon lirinë e cunguar të mediave Uashington, 17 shkurt, NOA - Rasti i dhunimit të gazetarit shqiptar Mero Baze në një nga lokalet e Tiranës, shoqëruar me faktin e largimit të gazetës së tij nga një ndërtesë shtetërore, paraqitet si një rast i shkeljes së të drejtave të medias në raportin e fundit për sulmet kundër gazetarëve
- Prej 85 vjetësh të martuar, ja këshillat që japin SHBA, 17 Shkurt NOA - Bëhet fjalë për dy të moshuar, Herbert e Zelmyra të cilët janë prej 85 vjetësh të martuar dhe jetojnë në veri të Carolinës.
- Punonjësi vjedh 20 mijë euro në monedha Londër, 17 Shkurt NOA - Një supervizor i makinave me hetona në disa banjo publike në Skegness të Lincolnshire ka arritur të vjedhë një shumë prej 18 mijë sterlinash (rreth 20 mijë euro) nga kjo punë.
- De Rosi: Ranieri na ka dhënë një mentalitet fituesish Romë, 17 Shkurt NOA - Roma po kalon një moment mjaft të mirë në kampionatin Italian ku pas një periudhe të keqe në renditjen e Seria A tashmë ajo e shikon veten vetëm në vendin e dytë të kampionatit ku Inter është vetëm 7 pikë larg.
- Ndizet polemikë e zjarrtë mes Mourinjos dhe De Laurentis Itali, 17 Shkurt NOA - Asnjëherë nuk kishin dhënë pëlqimin për njëri tjetrin, por asnjëherë nuk kishin polemizuar dhe bëhet fjalë pikërisht për teknikun e Interit Mourinjo dhe presidentin e Napolit De Laurentis.
- Grabitet çanta me 4.5 milionë euro Paris, 17 Shkurt NOA - Ka qenë vajza e kryetarit të bashkisë së Kievit në Ukrainë, Kristina Tchernovetskaia, të cilës i kanë marrë çantën e saj në kryeqytetin e Francës në Paris.

