Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
De Rosi: Ranieri na ka dhënë një mentalitet fituesish
English

De Rosi: Ranieri na ka dhënë një mentalitet fituesish

Romë, 17 Shkurt NOA - Roma po kalon një moment mjaft të mirë në kampionatin Italian ku pas një periudhe të keqe në renditjen e Seria A tashmë ajo e shikon veten vetëm në vendin e dytë të kampionatit ku Inter është vetëm 7 pikë larg.

Për këtë gjë është shprehur dhe vetë lojtari i Romës Daniele De Rosi i cili ka lëvduar trajnerin e tij Ranierin duke thënë se me ardhjen e tij në ekipin e Romës ka ardhur dhe një mentalitet fituesish ku sipas De Rosit kjo gjë ka për ti ndihmuar shumë ata që të kryejnë dhe fitore të tjera në vazhdimësi.

De Rosi është një ndër lojtarët më të pëlqyer nga tifozeria vendase pasi është rritur në Romë dhe i ka qëndruar besnik kësaj skuadre.

Për lojtarin vazhdon të ekzistojë besimi në një përmbysje të kampionatit pasi sipas tij ekipi i Romës është tepër i fortë dhe gjithçka mund të ndodhë pasi mbeten edhe 15 ndeshje të tjera për t'u luajtur.

Krahas saj De Rosi shtoi për blerjen më të fundit të Romës, Luca Tonin që sipas tij është një sulmues tipik dhe ngjason tepër me Batistutën dhe tashmë që momenti i tij i rikuperimit po afrohet ai do të jetë një forcë më shumë për këtë ekip.

r.b/NOA

KOMENTE