Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputeti i PS, Gaçi: Sali Berisha bën mirë që t'i hapë kutitë
English

Deputeti i PS, Gaçi: Sali Berisha bën mirë që t'i hapë kutitë

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Partia Socialiste është e vendosur në qëndrimin e saj për këmbënguljen në kërkesën mbi hapjen e kutive të 28 qershorit. Një fakt të tillë e ka bërë me dije gjatë një deklarate për shtyp, deputeti socialist, Artan Gaçi. Sipas tij, nuk ka vend për kundërshtim të kësaj kërkese kur ajo është kaq e thjeshtë. "Kërkesa jonë është e thjeshtë: Hetim dhe transparencë e plotë e zgjedhjeve të 28 qershorit", tha lidhur me një fakt të tillë, deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi.

Sipas tij, "askush nuk ka pse të habitet nga kjo kërkesë që është e drejtë dhe parimore, në respekt të ligjit dhe të Kushtetutës".

"Sali Berisha bën mirë të hapë kutitë duke respektuar kështu të drejtën legjitime të popullit opozitar për transparencë, sepse përballë frikës së Saliut nga transparenca qëndron kërkesa e një populli të tërë për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit", përfundoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE