Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E çoi në Greqi për prostitucion, prangoset pasi vajza i shpëtoi dhe e denoncoi
English

E çoi në Greqi për prostitucion, prangoset pasi vajza i shpëtoi dhe e denoncoi

Gjirokastër, 17 shkurt, NOA - E ka njohur përmes telefonit dhe pastaj i ka shkuar në familje, gjoja sikur do të martohej me të, por e gjitha ka qenë veçse një mashtrim.

Pasi djali më pas e ka mashtruar vajzën dhe e ka trafikuar për në Greqi, me qëllim për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Por ngjarja e rëndë është zbuluar nga forcat e policisë, të cilat kanë mundur të prangosin personin që e realizoi gjithë këtë kurth për vajzën 25-vjeçare me inicialet B.M nga Vlora.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA duke saktësuar se i ndaluari është 34-vjeçari Admir Plaku, lindur dhe banues në fshatin Tapi të Kuçovës, i divorcuar më parë.

Ndalimi i tij u bë për arsye se pasi e ka kaluar nga mali në mënyrë të paligjshme për në Greqi, Plaku ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës 25-vjeçare me qëllim që kjo të pranonte të prostituonte dhe që prej muajit shtator të vitit 2009 e deri në muajin janar të vitit 2010, ajo është shfrytëzuar për qëllim prostitucioni në një ishull grek.

Ndërkaq, të hollat që ajo fitoi gjatë 4 muajve, ia mori personi i lartpërmendur.

Por në janar 2010, vajza më në fund ka mundur të largohet nga tutori dhe u strehua tek një qytetar grek për disa ditë dhe më pas është kthyer në Shqipëri për të bërë denoncimin.

Ndërsa Admir Palku pasi ka mësuar se vajza ishte larguar, është kthyer në Shqipëri për ta gjetur përsëri.

Por është prangosur nga forcat e policisë, ndërsa strehohej në fshatin Tapi tek një i afërm i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikim të femrave më qëllim prostitucionin", parashikuar nga neni 114/b i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE