Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata e Tiranës cakton 3 psikologë për kujdestarinë e djalit të çiftit Çako-Mula
English

Gjykata e Tiranës cakton 3 psikologë për kujdestarinë e djalit të çiftit Çako-Mula

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Gjykata e Tiranës ka caktuar sot tre psikologë, të cilët do të përcaktojnë se cili person nga çifti i artistëve të njohur, Pirro Çako dhe Inva Mula, i ka kushtet më të përshtatshme për të mbajtur djalin e tyre.

Lajmi u konfirmua për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se ka qenë avokati i Pirro Çakos, ai që ka paraqitur në seancë gjyqësore kërkesën për të pasur shtatë psikologë gjatë pyetjes së djalit Anthony.

Nga ana e saj, gjykatësia Elona Gjoka ka vendosur të pranojë vetëm tre prej tyre. ndërsa ka vendosur që në seancën gjyqësore të radhës, e cila do të mbahet përkatësisht më datën 17 mars të këtij viti, të jetë i pranishëm edhe vetë djali 14-vjeçari, i cili duhet të vendosë se me cilin prej prindërve duhet të jetë nën kujdestari. Në këtë seancë ndërkaq, pritet që të firmoset përfundimisht edhe divorci i çiftit të njohur.

Kërkesa e tyre për ndarje në gjykatë u depozitua më 1 prill të vitit të kaluar, nga vetë sopranoja me famë botërore Inva Mula, e cila shpjegonte brenda rreshtave të saj, se martesa e kishte humbur kuptimin pasi prej kohësh ajo jetonte e ndarë nga bashkëshorti i saj, Pirro Çako.

Ndërkohë që në seancë, avokatja mbrojtëse e Çakos i shpjegoi gjykatës se kjo mënyrë jetese ishte zgjedhur nga vetë çifti me konsensusin e palëve.

n.e/NOA

KOMENTE