Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitet nga persona të armatosur filiali i bankës BKT në rrugën Myslym Shyri
English

Grabitet nga persona të armatosur filiali i bankës BKT në rrugën "Myslym Shyri"

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Eshtë grabitur me armë në mes të ditës një filial banke në qendër të Tiranës nga persona me maska.

Lajmi i konfirmuar nga burime të policisë së Tiranës për agjencinë e Lajmeve NOA, sqaron se bëhet fjalë për filialin e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në rrugën "Myslym Shyri" në kryeqytet.

Ngjarja nuk ka shumë që ka ndodhur dhe bëhet me dijeni paraprakisht se persona të armatosur me maska janë futur në bankë dhe pasi kanë kërcënuar punonjësit kanë mundur të grabisin një sasi parash, duke u larguar më pas me shpejtësi.

Ende nuk dihet shuma e grabitur e parave, por policia sapo ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, e cila i ka çuditur të gjithë, por më shumë kalimtarët dhe personat e pranishëm në vendngjarje.

Tashmë janë duke u marrë në pyetje punonjësit e bankës ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE