Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Guss Hiddink zgjedh përfaqësuesen e Turqisë
English

Guss Hiddink zgjedh përfaqësuesen e Turqisë

Turqi, 17 Shkurt NOA - Nuk do të jetë asnjë nga klubet e mëdha, përmendim këtu Juventus dhe Liverpul, të cilat nuk do të kenë shërbimet e trajnerit holandez Guss Hidink, pasi ai tashmë ka bërë zgjedhjen e tij dhe do të jetë nën drejtimin e përfaqësueses turke.

Holandezi do të jetë në drejtim të kësaj përfaqësuese deri në vitin 2012, ku kjo e fundit është komunikuar nga vetë Federata e Futbollit në Turqi. Kujtojmë këtu që krahas Turqisë në të shkuarën e tij Hiddink ka drejtuar dhe klube të tjera përfaqësuesesh si Korea e Jugut, Australia dhe Rusia. Në kontratën më të re e cila do ta lidhë holandezin për dy vjet me kombëtaren turke ai do të ketë një pagë e cila kap shifrën e 3.75 milion eurosh, ku kjo është një shumë e cila duket e përgjysmuar në krahasim me kërkesat e tij pasi kujtojmë se tekniku kishte deklaruar se për një kalim të tij të mundshëm tek ekipi i Juventus ai kërkonte një pagë e cila të kapte shifrën e 7 milion eurove.

Pavarësisht nga kjo duket se Hiddink është tepër i kënaqur për këtë aventurë të re të cilën ai do ta fillojë nga data 1 gusht, ku do të bëhet dhe zyrtarizimi i tij si trajneri i Turqisë.

r.b/NOA

KOMENTE