English

Kapet grabitësi, i hoqën maskën nga koka ndërsa po largohej

Fier, 17 shkurt, NOA - Donte të vidhte me maskë, po në largim e sipër ia kanë hequr ga koka duke e zbuluar se cili ishte, deri sa më në fund është vënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Shkëlqim Myftari, lindur dhe banues në Berat, i cili është arrestuar për veprën penale "Vjedhje me armë e mbetur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve" parashikuar nga neni 140, 22 e 278 të Kodit Penal. Kjo pasi në fshatin Metoh të Mallakastrës ai ka hyrë me maskë dhe me një pistoletë në shtëpinë e personit me inicialet S.M.

Ky i fundit e ka konstatuar dhe nga përplasja fizike me njëri-tjetrin ka arritur t'i heqë maskën autorit, i cili më pas e ka goditur në kokë me qytën e armës, ka qëlluar 3 herë në ajër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ana e policisë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale maska e cila dyshohet të jetë e autorit të kësaj ngjarje, një krehër fishekësh me tre fishekë si dhe 3 gëzhoja, ndërkohë që vazhdon puna për gjetjen e armës së përdorur në këtë ngjarje.

n.e/NOA

KOMENTE