Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërcënimi më i madh për Kosovën, gjendja social-ekonomike e saj
English

Kërcënimi më i madh për Kosovën, gjendja social-ekonomike e saj

Prishtinë, 17 shkurt, NOA - Kërcënimi më i madh për stabilitetin e Kosovës dy vjet pas pavarësisë është gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike. Pas protestave në disa sektorë nuk përjashtohet mundësia e protestave të mëdha sociale. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 45 përqind e popullatës së Kosovës jeton në varfëri, 15 përqind e tyre në varfëri ekstreme. Gati gjysma e kosovarëve janë të papunë, ndërkohë që të ardhurat mesatare të të punësuarve janë vetëm 230 euro. Fehmi Krasniqi, punëtor nga Prishtina, pohon se me 185 euro në muaj nuk është e mundur të ushqejë familjen.

"Është shumë vështirë që me këtë rrogë të ushqesh një familje pesë-anëtarëshe. Nuk e di se çfarë duhet të blejë më parë. Rrogat janë të vogla, ndërsa çmimet shumë të larta," pohon Krasniqi.

Standardi i jetës është shumë i ulët.

Arbnor Kastrati, shitës i librave në rrugë, thekson se tani kanë ndryshuar shumë kushtet e jetës dhe të punës.

"Para lufte ke mundur me një rrogë të ushqesh dhjetë anëtarë të familjes, tani duhet të punojnë shtatë anëtarë për të ushqyer të njëjtën familje. Standardi i jetës në Kosovë është shumë i ulët", nënvizon Kastrati.

Analisti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, thekson se kanë gabuar të gjithë ata që kanë pritur që problemet do të zgjidhen me shpalljen e pavarësisë.

"Ka qenë e ditur se pikërisht pas shpalljes së pavarësisë do të paraqiten problemet e brendshme ekonomike dhe sociale. Në fillim ka pasur një zhvillim të vogël ekonomik, por ai është ndërprerë, që si pasojë kemi një papunësi të lartë dhe rritjen e varfërisë ekstreme," thekson Rexhepi.

Pa stabilitet ekonomik nuk mund të ketë stabilitet politik

Nënkryetari i Dhomës ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu paralajmëron se pa stabilitet ekonomik nuk mund të ketë as stabilitet politik në vend. "Kosova jeton sot me standarde evropiane dhe rroga të nivelit afrikan. Prandaj ajo është sot si një fuçi baruti e cila mund të shpërthejë në çdo moment", pohon Gërgjaliu, i cili rikujton edhe protestat e kohëve të fundit në shëndetësi, organet juridike, polici dhe sektore të tjera.

Një ndër problemet kryesore të Kosovës, sipas tij, është mungesa e prodhimit, sepse 92 përqind e mallrave vijnë nga eksportet.

"Në një farë mënyre, Kosova financon zhvillimin ekonomik të Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë", pohon Gërxhaliu.

Në Kosovë janë shtuar dukuritë negative

Ibrahim Rexhepi nënvizon se ndërkohë ka rënë edhe niveli i investimeve të huaja. Sipas tij, shkaqet për këtë trend janë: "Mungesa e spektrit të ligjeve të duhura, mungesa e funksionimit të strukturave të shtetit, dhe mungesa e kontrollit të qeverisë prej parlamentit, e të mos flasim për kontrollin e korrupsionit".

Ekspertët kosovarë thonë se në Kosovë janë shtuar dukuritë negative si kriza ekonomike, korrupsioni dhe kriminaliteti, ku janë të përfshirë edhe strukturat e shtetit.

Gerxhaliu paralajmëron se Kosova duhet ta fitojë këtë luftë. Në të kundërtën, do ta humbë luftën për një ardhmëri më të mirë.

NOA-INA

KOMENTE