English

Miratohet hapja e Universitetit të Sporteve të Tiranës

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Qeveria miratoi sot krijimin e universitetit të sporteve të Tiranës. Bëhet fjalë për një universitet që krahas përgatitjes shkencore dhe ti kushtojë rëndësi dhe përgatitjes profesionale.

Kryeministri Berisha e konsideroi këtë vendim një lajm pozitiv për botën e sportit në vend.

"Unë e konsideroj këtë një zhvillim të madh e të rëndësishëm për vendin tonë. Sportet, si një nga aktivitetet më themeloret një shoqërie dhe një vendi, e meritojnë një universitet. Ne duhet ta mbështesim sa më shumë, në mënyrë që ky universitet të përgatisë specialistë për të gjithë universin e botës sportive që zhvillohet pandërprerë, diversifikohet dhe është shumë i dashur veçanërisht për rininë shqiptare, por edhe për të gjithë shqiptarët në tërësi," u shpreh Kryeministri, Bali Berisha, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

Sipas vendimet të qeverisë, universiteti me strukturat përkatëse akademike dhe shkencore do t'i shërbejë përgatitjes profesionale dhe diplomimit cilësor në të gjitha ciklet e studimit, studentëve të këtij universitetit.

xh/NOA

KOMENTE