English

Ndizet polemikë e zjarrtë mes Mourinjos dhe De Laurentis

Itali, 17 Shkurt NOA - Asnjëherë nuk kishin dhënë pëlqimin për njëri tjetrin, por asnjëherë nuk kishin polemizuar dhe bëhet fjalë pikërisht për teknikun e Interit Mourinjo dhe presidentin e Napolit De Laurentis.

"Mourinjo nuk më pëlqen aspak si trajner, unë nuk do ta merrja asnjëherë atë në ekipin tim, madje do të ishte i fundit në dëshirat e mia për marrjen e një tekniku", - deklaroi presidenti napolitan në mediat italiane duke deklaruar mospëlqimin e tij në drejtim të portugezit.

Nuk ka vonuar shumë dhe replika për këtë deklaratë të De Laurentis, ku Mourinjo e ka dhënë atë menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme me Napolin.

"Ai zotëria i vogël që flet shumë kujton se futbolli në Itali është hollivud por nuk është e vërtetë dhe mund të them se në ndeshjen e sotme ai është falur", - ka qenë përgjigja e teknikut zikaltër, e cila ka ardhur menjëherë në përfundim të takimit që përfundoi 0 me 0, madje duke iu referuar dhe faktit të prekjes me dorë të topit nga ana e Aronica ku sipas tij ishte një penallti tepër e qartë dhe e falur nga arbitri.

Një polemikë e vërtetë kjo që ka lindur midis portugezit Mourinjo dhe presidentit De Laurentis e cila pritet të ketë dhe vazhdimësinë e saj në ditët në vijim.

r.b/NOA

KOMENTE