Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenca sqarim mbi negociatat: Asnjë propozim nga Topi dhe asnjë kontestim
English

Presidenca sqarim mbi negociatat: Asnjë propozim nga Topi dhe asnjë kontestim

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Nisur nga disa shkrime të bëra në median e shkruar ditën e sotme, institucioni i Presidencës ka reaguar përmes një deklarate për shtyp duke bërë me dijeni se negociatat e kreut të shtetit me Ramën dhe Berishën nuk po njohin asnjë kontestim, siç edhe ato shkruajnë.

"Mediat njoftojnë për propozime konkrete të bëra gjatë takimeve të Presidentit me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste. Por jemi të detyruar të qartësojmë se konsultimet po zhvillohen në një linjë mjaft korrekte", thuhet në deklaratën e lëshuar nga Presidenca.

Duke sqaruar më tej se kryetari i shtetit ka dëgjuar palët për konvergimin e qëndrimeve të tyre, sikurse është vendosur në tryezën e ditës së shtunë.

"Nuk ka pasur asnjë lloj propozimi konkret në takime, e për këtë arsye nuk ka pasur as kontestime", shton deklarata në fjalë. Duke përfunduar se palët janë shprehur dukshëm të vendosur të ndjekin rrugën e dialogut të iniciuar nga Presidenti i Republikës, i cili nga ana e tij është i angazhuar institucionalisht dhe personalisht të kërkojë e të gjejë pikëtakimet mes mazhorancës e opozitës.

n.e/NOA

KOMENTE