English


Punonjësit e kompanisë ajrore, Lufthansa, kërcënojnë me grevë për pagat

Berlin, 17 shkurt, NOA - Pilotët e një prej kompanive më të mëdha ndërkombëtarë të fluturimeve kanë deklarua sot nisjen e një greve nëse nuk merret parasysh kërkesa e tyre për pagat. Bëhet fjalë për pilotët e shoqërisë ajrore gjermane "Lufthansa", të cilët bashkë me dy kompanitë Cargo dhe Germanëings, kanë deklaruar se do jenë në grevë nga dita e hënë.

Lajmi është bërë i ditur nga shoqata e këtyre punonjëse dhe ka gjetur hapësirë të gjerë në mediat gjermane. Vendimi për grevë është marrë me anë të një votimi, gjatë të cilit shumica e punëtorëve kanë votuar pro grevës, e cila do të zgjasë deri të enjten e javës së ardhshme.

Një zëdhënës i shoqatës së pilotëve Cockpit, paralajmëroi zhvillimin e një greve të ngjashme si ajo në vitin 2001. Atëherë pilotët e Lufthanës nuk patën lëvizur me ditë të tëra avionët e tyre nga vendi, duke shkaktuar një kaos të madh në aeroportet gjermane. Cockpit kërkon ngritjen e pagave me 6,4 për qind apo sigurimin e 4.500 vendeve të punës.

NOA/DW

KOMENTE