Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria miraton kushte të reja për marrjen e një doktorature
English

Qeveria miraton kushte të reja për marrjen e një doktorature

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme ka miratuar një projektligj të ri, i cili ka të bëjë me hapjen e programeve të studimeve të doktoratës, në institucionet publike të arsimit të lartë dhe përcaktimin e kushteve, që duhet të plotësojë studenti, për marrjen e diplomës për gradën shkencore "Doktor", të ndryshuar. Sipas tij, promovimi i përshpejtuar i shkencëtarëve të rinj të talentuar parashikon që kandidatët që kanë diplomë universitare të nivelit të dytë (DND) ose diplomë universitare të integruar të nivelit të dytë (DIND) dhe kanë botuar si autor i parë, së paku tre artikuj shkencorë në revista të huaja, kanë të drejtë t'i paraqesin dekanit një kërkesë për mbrojtjen e doktoraturës, mbi bazën e artikujve shkencorë të botuar.

Kuptohet se kërkesa duhet të jetë e shoqëruar nga dy referenca/rekomandime nga profesorë, të vendit ose të huaj që vlerësojnë se vëllimi dhe cilësia e punimeve shkencore të përfunduara me botimet e sipërpërmendura, plotësojnë kushtet për kërkimin e gradës shkencore "Doktor" dhe i propozojnë këshillit të profesorëve e dekanit ngritjen e jurisë për provimin e doktoratës.

Më tej, dekani i fakultetit ia kalon kërkesën menjëherë këshillit të profesorëve, për shqyrtim, ndërsa ky i fundit shprehet brenda një muaji nga marrja e kërkesës, për ngritjen e jurisë për provimin e doktoratës dhe dekani nxjerr urdhër për ngritjen e saj.

Në rastet kur dekani dhe këshilli i profesorëve, të fakultetit, shprehen negativisht për kërkesën e kandidatit, ai ka të drejtë të ankohet, tek rektori i institucionit të arsimit të lartë dhe tek ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe të kërkojë një rivlerësim të kërkesës.

n.e/NOA

KOMENTE