English

Qeveria, vendim për strukturën e re të Këshillit Kombëtar të Sportit

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u miratua një ndryshim në vendimin e mëparshëm të Këshillit të Ministrave, "Mbi përcaktimin e përbërjes strukturore dhe shpërblimin e Këshillit Kombëtar të Sportit".

Ai parashikon që ky organizëm të kryesohet nga zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe në përbërje të ketë 14 anëtarë. Ata parashikohet të jenë zv/ministri i Financave, ai i Arsimit, i Shëndetësisë, Ekonomisë, presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, rektori i Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi", tre personalitete me kontribut të shquar në fushën e sportit, një specialist të Drejtorisë së Sportit në ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve etj.

n.e/NOA

KOMENTE