Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shfaqet një fantazmë te kështjella e braktisur
English

Shfaqet një fantazmë te kështjella e braktisur

Uells, 18 Shkurt NOA - Një ngjarje e pazakontë ka çuditur publikun anglez, pas publikimit të një fotoje ku shfaqej një grua pas një dritareje në një kështjellë të pabanuar prej 25 vjetësh. Fantazmë?

Dashamirët e panoramave janë tashmë duke aluduar për identitetin kësaj figure misterioze që shfaqet në foton e marrë nga Kevin Horkin, në kështjellën "Gwrzch" në veri të Uellsit që ju e shihni bashkangjitur këtij lajmi.

"Disa mendojnë se në këtë foto - thotë gazeta britanike 'The Sun", - është kontesha e Dundonald, e cila kishte trashëguar kështjellën - e njohur si një nga kështjellat më misterioze në Britaninë e Madhe - në vitin 1984.

Të tjerë argumentojnë se është një vajzë që ka vdekur në një rënie nga kali brenda pronës së saj?

Kevin Horkin, 48 vjeç i cili ka realizuar foton në fjalë, vërejti diçka "të veçantë" pas shkarkimit të imazhit në PC e tij.

"Fotografi", - citon "The Sun", - tha se kishte vënë re një prani të çuditshme në atë vend" dhe theksoi se "ishte një ditë e ftohtë, por dukej se ishte e nxehtë prapa ndërtesës".

Kështjella, ndërtuar në vitin 1819 dhe e braktisur që nga viti 1985, nuk lejon një verifikim për shkak të shembjes së dyshemesë, duke ushqyer kështu mister.

a.k./e.r/NOA

KOMENTE