English

Nano-Berisha-Meta, batuta dhe përqafime në takimin diplomatik për Kosovën

Tiranë, 18 shkurt, NOA - Janë takuar mes përqafimesh, shtrëngimeve të duarve dhe batutave, si miq të vjetër që kishin kohë pa u parë me njëri-tjetrin.

Me të tillë elementë është shoqëruar takimi i mbrëmshëm në mjediset e hotel "Sheraton", mes ish-kryeministrit Fatos Nano, kryeministrit aktual Sali Berisha dhe zv/kryeministrit Ilir Meta.

Pas shumë kohësh që nuk kishte ndodhur një takim mes të treve, duhej siç duket, dy-vjetori i pavarësisë së Kosovës që ai të ndodhte, madje edhe me nota të gëzueshme, duke i shfaqur që të tre politikanët të shpenguar dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

"Sebepi" ka qenë takimi diplomatik i organizuar nga ambasadori i Kosovës në vendin tonë, me rastin e festës së Kosovës, i cili ka përfshirë në radhën e të ftuarve personalitete të jetës politike në vend si dhe ata të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Burime konfidenciale pohojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se Nano dhe Meta në momentin e takimit të tyre kanë shkëmbyer batuta si ajo që i pari i ka pohuar të dytit se tani nuk është më në qeveri dhe as kryeministër etj.

n.e/NOA

KOMENTE