Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Amerika Latine e Karaibet, një bllok i ri
English

Amerika Latine e Karaibet, një bllok i ri

Meksiko, 23 shkurt, NOA - Vendet e Amerikës Latine dhe ato të Karaibeve kanë rënë dakord të formojnë një aleancë të re rajonale, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Meksikës Felipe Kalderon, i cili shpalli sot duke folur në samitin e 32 shteteve në Kankun të Meksikës se tashmë vendet e lartpërmendura tani do të jenë pjesë e një blloku të ri dhe të përbashkët.

Sipas tij, blloku i ri duhet të shtyjë përpara integrimin rajonal dhe të promovojë axhenda rajonale në takimet globale. Bëhet me dijeni se grupi i ri pritet të jetë alternativë për Organizatën e Shteteve Amerikane, e cila i përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë dhe ka qenë forumi kryesor për çështjet rajonale gjatë 50 viteve të kaluara.

n.e/NOA

KOMENTE