English

Arrestohen tre aktivistë të Vetvendosjes

Prishtinë, 23 shkurt, NOA - Gjykata Komunale e Prishtinës ka arrestuar sot trë aktivistë të lëvizjes "Vetëvendosje". Lajmi bëhet i dituar nga zyra e shtypit të "Vevendosjes", ku sqarohet se të arrestuarit janë, Glauk Konjufca, Zgjim Hyseni dhe Blerim Maqastena. Arrestimi i Konjufca dhe Hysenit është bërë paraditen e sotme në sallën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Ndërkohë që në Besianë rreth orës 12:00 është arrestuar edhe Blerim Maqastena, aktivist i Lëvizjes në Besianë, i cili në momentin e arrestimit ishte duke mbledhur nënshkrime për peticionin kundër gjykimit të Albin Kurtit.

"Ky arrestim qartazi tregon se EULEX-i në bashkëpunim me institucionet vendore që i ka nën kontroll, pra gjykatat dhe policia, kanë filluar përndjekjen e hapur kundër Lëvizjes Vetvendosje! dhe secilit aktivist të saj. Këto arrestime tregojnë qartazi se EULEX-i dhe shërbimet e tij kanë për qëllim që ta kriminalizojnë protestën paqësore në Kosovë, ta izolojnë Lëvizjen Vetvendosje!, dhe ta heshtë, përmes kërcënimit dhe frikësimit çfarëdo kundërshtimi qytetar politik në Kosovë", thuhet në deklaratën e "Vetvendosjes".

Sipas saj këto arrestime nuk mund të kuptohen si rast i ndarë prej procesit kundër Albin Kurtit.

KOMENTE