Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Gati të ngremë komision hetimor
English

Berisha: Gati të ngremë komision hetimor

Tiranë, 23 shkurt, NOA - Kryeministri Sali Berisha vlerësoi deklaratën e Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së dhe kërkon që një reagim pozitiv për këtë deklaratë të ketë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Në një konferencë për shtyp dhënë sot, kreu i qeverisë u shpreh se është i gatshëm të zbatojë rekomandimet e delegacionit të KiE-së për zgjidhjen e situatës politike. Ai vlerësoi se "KiE ka dhënë kontribut për normalizimin e situatës".

Duke u ndalur në çështje konkrete Berisha u shpreh se është i gatshëm të ngrejë komisionin hetimor për transparencën e zgjedhjeve. Ai theksoi se mazhoranca e ka thënë dhe më parë qëndrimin e saj për ti dhënë opozitës, "shumicën dhe kryesinë e komisionit".

Ai ka kërkuar që të njëjtin vlerësim për delegacionin dhe qëndrimet e KiE-së të mbajë dhe kreu i opozitës Edi Rama. Deklarata e kreut të qeverisë u bë pas konferencës për shtyp të delegacionit të KiE-së, ku kërkohej kthimi i PS-së në Kuvend dhe hetim i zgjedhjeve.

"Garantoj KiE se qeveria është dakord me deklaratën dhe ka bindjen se kjo deklaratë është kontribut thelbësor në normalizimin e situatës aktuale të krijuar nga bojkoti i opozitës", u shpreh kryeministri Berisha.

Berisha u shpreh se deklarata e KiE-së është një kontribut thelbësor për kthimin e situatës në normalitet.

m.xh/NOA

KOMENTE