English

Buffon kërkon Europa League

Itali, 24 Shkurt NOA - Portieri numër një në botë, ai që ndodhet në ekipin e Juventusit, Gianluigi Buffon është mjaft optimist për sa i përket të ardhmes së ekipit të tij, duke u shprehur se kërkon të mbyllë llogaritë me ekipin e Ajaksit në ndeshjen e së enjtes e cila është e vlefshme për Euorpa League.

Portierit duket se i është rikthyer besimi se Juventus mund të arrije të fitojë diçka këtë sezon dhe pikërisht ai synon që ekipi i tij të marrë një kompeticion të rëndësishëm siç është ai i Europa League.

Bardhë e zinjtë vijnë pas tre fitoresh radhazi dhe Buffon ka theksuar se tani është momenti që Juventus të tregojë vlerat e saj si ekip, kjo duke marrë parasysh që në kalendarin e tyre priten ndeshjet të cilat mund të quhen se janë me rivalët direkt ku do të përballen me ekipet e Palermos, Fiorentinës, Sampdorias dhe Napolit ku Juventus ka dhe mundësinë për të siguruar vendin e katërt për një pjesëmarrje në Champions vitin e ardhshëm.

r.b/NOA

KOMENTE