English

Çelsi në sulm për Hamsik

Angli, 23 Shkurt NOA - Në merkaton e ardhshme, atë verore të vitit 2010, presidenti i klubit anglez të Çelsit, Roman Abramoviç ka vënë në dispozicion të Ançelotit një shumë prej 80 milion eurosh me të cilën ai mund të zgjedhë lojtarët që dëshiron ti sjellë tek ekipi i tij.

Një ndër lojtarët për të cilët tekniku Italian ka shfaqur interes është ai i Napolit, Marek Hamsik për të cilin Ançeloti do të ofronte një shumë mjaft të knaqshme për ekipin napoletan, në këmbim të shërbimeve të lojtarit.

Konkurrenca e Çelsit për këtë lojtar është mjaft e fortë pasi në kërkim të tij janë dhe shumë ekipe të tjera ku mund të përmendim Interin dhe Juventus,të cilët kanë shfaqur një interes të madh për të prej shumë kohësh. Mourinjo ka dashur ta marrë lojtarin që në merkaton e shkuar dhe Inter mbetet ende një ndër ekipet favorit për marrjen e Hamsik dhe Çelsi duhet të bëjë një ofertë e cila do të mund të shmangë këtë konkurrencë dhe më pas të siguurojë shërbimet e talentit të Napolit.

r.b/NOA

KOMENTE