Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkohet prifti që vodhi paratë e kishave
English

Kërkohet prifti që vodhi paratë e kishave

Beograd, 23 shkurt, NOA - Prifti Simeon Vilovski, që dyshohet se ka vjedhur paratë e kishave ku shërbente në Kosovë, tashmë është në kërkim ndërkombëtar. Serbia ka lëshuar sot fletëarrestin ndërkombëtar me akuzën për përvetësimin e fondeve të shtetit dhe të kishës.

Lajmi i konfirmohet nga mediat serbe, të cilat citojnë vendimin e gjykatës. Sipas tyre gjykata e Lartë në Beograd tha se ka hapur hetimet kundër Simeon Vilovski, nën dyshime se i ka përvetësuar paratë që ishin destinuar për rindërtimin e kishave në Kosovë.

Sipas mediat dyshohet se Vilovski me siguri është larguar në drejtim të Greqisë.

Vilovski ka shërbyer në Kosovë nën peshkopin Artemie, i cili kohë më parë u pezullua nga kisha për pretendimet e njëjta.

NOA/EL

KOMENTE