English

Krivokapiq: Serbia, atdheu i kriminalitetit

Podgoricë, 23 shkurt, NOA - Droga, prostitucioni dhe trafiqet e jashtëligjshme që qarkullojnë në Mal të Zi e kanë origjinën nga Serbia. Ky është qëndrimi i kryetari të Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq.Ai e ka akuzuar sot Beogradin zyrtar se përpiqet që problemin e karteleve të drogës ta bartë në Mal të Zi, dhe ka vlerësuar se Serbia është "atdheu i këtij kriminaliteti dhe seli e oktapodit, njëri krah i të cilit është shtrirë deri në Malin e Zi".

Deklarata e tij është bërë në një intervistë për radion malazeze. Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq ka thënë se bosi i drogës Darko Shariq është shtetas i Serbisë, dhe tashmë kërkojnë që këtë problem "t'ia ngarkojnë Malit të Zi".

Ai i ka bërë thirrje Beogradit zyrtar që "ta zgjidhë këtë problem", ndërsa akuzat nga Serbia i ka cilësuar si pretendime të Beogradit që "t'i rregullojë punët" në Mal të Zi.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi i ka vlerësuar se akuzat nga Serbia për lidhjet e elitës politike malazeze me kriminalitetin janë "të papranueshme", duke përmendur si shembull deklaratën e ministres serbe të Drejtësisë, Snezhana Maloviq.

NOA/EL

KOMENTE