Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Luftë me çifte, dy të plagosur
English

Luftë me çifte, dy të plagosur

Shkodër, 23 shkurt, NOA - Dy persona kanë mbetur të plagosur në Krye Bushat të Shkodrës pas një shkëmbimi zjarri më armë gjahu. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Shkodrës, ku konfirmohet se të plagosurit janë Dede Laca, 55 vjeç, banues në fshatin Trush dhe Ernest Rrotani, 40 vjeç banues në Krye Bushat.

Policia nuk bënë të ditura ende arsyet e konfliktit, por sqaron se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07.30, në vendin e quajtur Krye Bushat të Shkodrës, në një rrugë dytësore.

"Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, policia e Shkodër bënë të ditur dhe masat paraprake që janë marrë për të zbardhur ngjarjen.

"Nga ana jonë është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i dy armeve te zjarrit, çifte, me të cilat mendohet te jete kryer krimi. Si dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave e motivit të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.

m.xh/NOA

KOMENTE