Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Petersen: Pavarësia s'kthehet
English

Petersen: Pavarësia s'kthehet

Uashington, 23 shkurt, NOA - Sipas ish-shefit të UNMIK, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, megjithëse progresi çalon në disa fusha kyçe. Në një intervistë për Deuche Velle ai ka pohuar se Bashkimi Evropian duhet të demonstrojë me vepra konkrete se ardhmëria Ballkanit është BE. Liberalizimi i vizave duhet parë edhe për Kosovën sipas tij.

Z.Petersen, si do ta vlerësonit situatën e Kosovës dy vjet pas pavarësisë?

- Para së gjithash duhet theksuar se të gjitha paralajmërimet, që bëheshin mbi kolapsin, dhunën dhe tensionet mes grupeve të ndryshme, nuk ndodhën. Meritë kanë autoritetet në Kosovë, por para së gjithash populli kosovar, pavarësisht nga përkatësia etnike, pra si ata shqiptarë, ashtu edhe serbët, apo të tjerët. Kosova është e pavarur dhe kjo pavarësi është pakthyeshme Duhet thënë se situata gjatë këtyre dy viteve ka qenë qetë dhe Kosova ka ecur përpara në disa fusha. Por progresi çalon në disa sektorë kyç si në ekonomi, krijimin e vendeve të punës, si dhe sundimin e ligjit. Sa i përket ekonomisë, arsyeja qëndron në pasigurinë e vazhdueshme lidhur me statusin e Kosovës. Për investuesit akoma ekziston pasiguri dhe kjo sjell deri te mungesa e investimeve më të mëdha, që do të krijonin vende pune.

Për pasigurinë, mos ndikon numri i vendeve, që akoma nuk njohin pavarësinë e Kosovës?

- Madje para se të arrijmë tek BE-ja pasiguria është krijuar para së gjithash nga dështimi i Kombeve të Bashkuara, që të njohë shpalljen e pavarësisë me anë të një rezolute. Meqë kjo është para së gjithash çështje evropiane, problem krijon fakti se BE-ja edhe njëhere dështoi të përgjigjet me një zë unik. Nga ana tjetër ka shumë më rëndësi që EULEX-i ndodhet në rajon. Kjo do të thotë se BE-ja, përkundër disa ndarjeve të brendshme, është e angazhuar fuqimisht në sundimin e ligjit në Kosovë. Unë besoj se BE-ja do të bashkohet dhë vendet, që akoma po hezitojnë do të heqin dorë nga kundërshtimi i tyre. Unë besoj edhe se ata do të bëjnë këtë në interes të kohezionit dhe progresit rajonal. Rajoni duhet të ecë përpara. Rajoni ka ardhmëri rajonale. Por rajoni nuk mund të ecë përpara, nëse e lini një vend që gjendet në mes të rajonit, pra Kosovën, jashtë procesit të integrimit.

Ç'mendoni lidhur me të ardhmen e Ballkanit në BE, më saktësisht shpejtësinë e këtij procesi dhe rrezikun nga vonesat e mundshme në këtë rrugë?

- Para së gjithash, nuk duhet vënë në dyshim e ardhmja e tërë rajonit. Kjo u vendos nga ana e BE-së më 2003 dhe u riafirmua në disa raste. Sa i përket tempos së këtij procesi, Kroacia mund të lëvizë përpara shumë shpejt, ndoshta vitin e ardhshëm. Maqedonia gjendet para vendeve tjera, por çeshtja e emrit mbetet e pazgjidhur. Por është me rëndësi që BE-ja të përdorë të gjitha mjetet e veta për të njohur dhe demonstruar se këto vende janë anëtare të ardhshme.

Po lidhur me liberalizimin e vizave?

- Sa më shpejt që BE-ja të shikojë vendet, që nuk u përfshinë në këtë liberalizim përfshirë këtu Kosovën, aq më mirë. Një gjë e tillë dërgon sinjal të qartë se Kosova do të hyjë një ditë në BE. Pra ne duhet të njohim dallimin në tempon e procesit, por BE-ja duhet vazhdimisht të dërgojë jo vetëm mesazhe verbale, por mesazhe me vepra konkrete mbi ardhmërinë këtyre vendeve në BE.

Deutche Velle

KOMENTE