English

Reshjet, 58 shtëpi të dëmtuara në Fier

Fier, 23 shkurt, NOA - Katër komuna në rrethin e Fierit janë më të rrezikuar për rrëshqitjet e tokës, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut gjatë ditëve të fundit.

Bëhet fjalë për rre 58 shtëpi të dëmtuara pjesërisht në komunat, Krujan, Frakull, Cakran dhe Rrushdije.

Për të verifikuar dëmet dhe situatën në terren në këtë zonë ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme dhe zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Pone.

Përfaqësuesi i ministrisë së brendshme ka zhvilluar një takim me Shtabi i Emergjencës të qarkut si dhe mblodhi krerët e komunave për të diskutuar mbi gjendjen dhe masat që do të merren.

Masat më konkrete nga ana e qeverisë do të merren për komunat Kurjan, Frakull, Cakran e Rruzhdije duke ndihmuar dhe banorët të cilët kanë shtëpitë më të dëmtuara.

m.xh/NOA

KOMENTE