Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhuna ndaj të dashurës, reagojnë fort shoqatat
English

Dhuna ndaj të dashurës, reagojnë fort shoqatat

Fier, 25 Shkurt NOA - Rrjeti kundër Dhunës Gjinore dhe Trafikimit tha sot se ai ka ndjekur me shqetësim nëpërmjet medias të gjitha ngjarjet e dhunës së ushtruar nga qytetari E. Troka kundër ish të dashurës së tij E.S.

"Fakti që veprimet e dhunuesit kanë qenë të vazhdueshme me episode të rënda dhune, dëshmon për një ngadalësi të organeve të drejtësisë dhe të policisë së Rrethit të Fierit në parandalimin e dhunës", - thuhet në një letër që ky Rrjet i dërgoi sot, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës së Rrethit Fier.

Pavarësisht se Gjykata ka rrëzuar kërkesën e E.S., për urdhër mbrojtjeje, ky fakt, nuk do të thotë se ajo nuk mund të mbrohet nga dhuna si çdo qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë, - vijon deklarata, e cila vlerëson se vetë policia duhet të jetë më aktive dhe bashkëpunojë edhe me Prokurorinë për të ndalur menjëherë çdo kërcënim për dhunë, ose çdo veprim tjetër dhune.

Rrjeti i Organizatave kundër Dhunës me Bazë Gjinore i bën thirrje Prokurorisë të Rrethit Fier, që të përfundojë sa më shpejt hetimet, me qëllim që Gjykata të japë vendimin e saj. Ndërkohë, - vlerëson Rrjeti, kjo situatë kërkon një angazhim më të madh të organeve të policisë në mbrojtje të vajzës E.S.

Rrjeti i Organizatave kundër Dhunës me Bazë Gjinore:

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare

Shoqata Refleksione

Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim

Strehëza për Gratë dhe Vajzat

KOMENTE