English

Eagle Mobile dhe Albtelekom: Sinjal normal gjatë blackoutit

Tiranë, 24 shkurt, NOA - Dy kompanisë e telefonisë, Eagle Mobile dhe Albtelekom, kanë vijuar ofrimin normal të shërbimeve edhe gjatë shkëputjes së energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë në mbrëmjen e djeshme. Një lajm i tillë është konfirmuar nga burimet e tyre zyrtare duke hedhur poshtë lajmin e publikuar se gjatë blackoutit ishte shkëputur tërësisht komunikimi telefonik në vend.

"Kompania Eagle Mobile dhe kompania Albtelecom informojnë median dhe publikun e gjerë se nuk kanë pasur asnjë shkëputje të sinjalit gjatë 40 minutave të shkëputjes totale të energjisë elektrike ne vend", thuhet prej këtyre burimeve.

Më tej thuhet se dy kompanitë e Grupit Çalik në Shqipëri, nuk ka patur asnjë ndërprerje të sinjalit në asnjë zonë të vendit.

"Eagle Mobile ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe zotëron gjeneratorë dhe bateri mbështetëse për antenat dhe padyshim edhe në zyrat teknike në Tiranë. Kompania s'mund të qëndrojë e ndërvarur nga shkëputjet e energjisë elektrike dhe ka garantuar mbajtjen në gjendje pune për ditë të tëra edhe gjatë mungesës së energjisë", përfundon deklarata në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE