Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Evropa mos ta tolerojë më Rusinë
English

Evropa mos ta tolerojë më Rusinë

Udhëheqësit e vendeve evropiane kanë nisur një epokë të re bashkëpunimi me Rusinë. Berlini pretendon marrëdhënie speciale me Moskën, ndaj ka zhvilluar një seri projektesh në fushën e energjisë me Gazpromin rus

Nga "The Guardian"

Kryeministri Silvio Berluskoni, vjet, ishte në Shën Petersburg për të kremtuar 59-vjetorin e datëlindjes së "mikut të madh", Vladimir Putin. Ndërsa, Franca i ka shitur Rusisë anijet më të avancuara të flotës detare. Ndërkohë, kundërshtarët demokratë brenda Rusisë si dhe gazetarë që kanë kritikuar qeverinë, janë shtypur pa mëshirë. Vetëm gjatë vitit 2009 janë vrarë dhjetëra gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe kundërshtarë të politikës. Rusia, pasi i ngufati zërat kundërshtarë në Kaukaz, e ka kthyer vëmendjen drejt kritikave nga jashtë dhe në këtë plan mbështetet nga biznesmenët dhe qeveritë evropiane. Rasti konkret i censurës është mbyllja e stacionit televiziv kaukazian, valët e të cilit shpërndaheshin nëpërmjet Eutelsat-it, satelit evropian i vendosur në Paris. Kompania ruse, Intersputnik, i ka bërë Eutelsat-it një ofertë miliona dollarëshe nëpërmjet Gazpromit, me kusht që të mos bëjë biznes me këtë televizion kaukazian. Me mbylljen e televizionit, mesazhi që përcolli Franca në botë ishte më se i qartë: Asnjë televizion që nuk kontrollohet nga Kremlini, nuk do t'i shpërndajë valët në Federatën Ruse; madje, edhe nëse ka qendrën jashtë apo ka kontratë me satelitët evropianë. Këtë problem me satelitët evropianë nuk e ka televizioni shtetëror "Rusia Sot", pasi kontrollohet nga qeveria. Bashkëpunimi i Eutelsat-it me këto politika është dhunim i hapur i shpirtit evropian në mbrojtje të lirisë së shtypit. Ky është shembulli më i fundit i bashkëpunimit evropian për konsolidimin e politikave të Kremlinit, si brenda, edhe përtej kufijve, për të ndikuar edhe ushtarakisht te kombet e tjera. Ndaj, ushtria ruse nuk ka ndërmend t'i mbajë sekret planet për blerjen e anijeve luftarake nga Franca. Një vit më parë, kur tanket ruse pushtuan Gjeorgjinë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, tha se "asnjë biznes nuk duhet të bëhet me Rusinë në këtë situatë". Forcat ruse sërish i pushtuan territoret gjeorgjiane dhe armëpushimi u shkel me ndërmjetësimin e presidentit francez, Nikolas Sarkozi, ndërsa NATO-ja sërish i është kthyer biznesit me regjimin e Putinit. Udhëheqësit evropianë duhet ta mbrojnë lirinë e medieve, duke ua bërë të qartë kompanive evropiane që të mos bëhen vegla të bindura të censurës së Kremlinit. Dhe, po të njëjtët udhëheqës duhet të tregojnë se askush nuk mund të pushtojë një territor tjetër pa pasoja. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me lirinë e qytetarëve rusë, por ka një kuptim të lartë dhe nderi edhe për Evropën.

KOMENTE