English

Manchester United realizon një fitore bindëse

Angli, 24 Shkurt NOA - Ekipi i Sir Alex Ferguson në ndeshjen e javës së 28 të Premier League ka arritur të fitojë bindshëm ndaj ekipit të West Ham me rezultatin 3 me 0.

Kjo fitore erdhi si rrjedhojë e një dopiete të të zakonshmit Uajn Rooney, i cili shënoi në minutën e 38 të pjesës së parë dhe në minutën e 10 të pjesës së dytë. Për të vënë rezultatin final të kësaj gare mendoi Owen i cili realizoj golin e tretë të kësaj sfide në minutat e fundit të garës në të cilat ai dhe u aktivizua.

Me këtë fitore ekipi i "red devils" në klasifikimin e përgjithshëm të Kampionatit Anglez shkon në vendin e dytë me vetëm një pikë pas Çelsit kryesuese, ndërsa për sa i përket West Ham ai ndodhet në kuotën e 27 pikëve.

Për Manchester United ditën e dielë është në program një finale mjaft e rëndësishme ku ata do të përballen me Aston Villën për trofeun FA Cup.

r.b/NOA

KOMENTE