Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrin peng 1 person, arrestohen
English

Marrin peng 1 person, arrestohen

Lezhë, 24 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë dy persona të cilët akuzohen për pengmarrjen e një personi dhe kërcënuar me armë dy të tjerë. Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave të ndaluarit janë Genc Pula, 21-vjeç, lindur dhe banues në Borizanë të Krujës dhe Besnik Pula, 37-vjeç, banues në Gramëz të Krujës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur "fshati Ishull Lezhë", në bashkëpunim me njëri-tjetrin nën kërcënimin e armëve i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë personit me inicialet F.P, 43-vjeç, lindur dhe banues në Ishull Lezhë, të cilin e kanë goditur në trup duke i shkaktuar dëmtime të lehta pa problem për jetën, si dhe kanë kanosur me armë dhe goditur me tytë automatiku në kokë personin me inicialet Gj.T, vjeç 30, lindur dhe banues në Ishull Lezhë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta pa rrezik për jetën.

n.e/NOA

KOMENTE