Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përurohet nënstacioni 110/20 kv në Fier
English

Përurohet nënstacioni 110/20 kv në Fier

Tiranë, 24 shkurt, NOA - Nën një ceremoni të veçantë, është përuruar sot përfundimi i punimeve të projektit "Transmetim, shpërndarje energjisë elektrike për qarkun Fier", ku përfshihet ndërtimi i një nënstacioni të ri 110/20 kv pranë TEC-it Fier. Në përbërje të tij cilit do të jenë 2 transformatorë me fuqi 40 MVA. Ndërkaq, bëhet me dijeni se në ceremoninë e përurimit të kësaj vepre, ishin të ftuar ministri i Energjitikës Dritan Prifti, presidenti i "Iberdrola Inxhineri & Ndërtim", Ramon De Miguel të cilët prenë shiritin e përurimit të këtij nënstacioni.

Gjithashtu, mbajtën një fjalë përshëndetëse z.Prifti, ambasadori i Spanjës në Shqipëri Manuel Montobbio si dhe Ramon de Miguel.

Morën pjesë dhe drejtues të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, drejtues të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare si dhe drejtues të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Ky projekt u financua nga fonde koncesionale spanjolle. Pas realizimit të tenderit nga qeveria shqiptare, projekti u fitua nga kompania spanjolle e lartpërmendur, ndërsa financimi i këtij projekti është bërë i mundur nga një marrëveshje e qeverisë shqiptare dhe qeverisë spanjolle, vlera e projektit është 6.587.561 euro, data e fillimit të projektit 02.01.2008 dhe ka përfunduar 2 korrik 2009.

n.e/NOA

KOMENTE