Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrënjët nuk mungojnë , aktiviteti në Parma
English

"Rrënjët nuk mungojnë", aktiviteti në Parma

Parma, 24 shkurt, NOA, Milena Selimia - Shoqata shqiptare në Parma, Itali Scanderbeg, në vazhdën e aktiviteteve të saj ka dhënë këto ditë një shfaqje teatrale, me titull "Rrënjët nuk mungojnë".

Ngjarja zhvillohet në Parma, në një familje të thjeshtë shqiptare, që ka emigruar nga Shqipëria vite më parë. Fëmijët në këtë familje, kanë lindur dhe janë rritur në Itali, ashtu si dhe shumica tjetër e fëmijëve shqiptarë, prindërit e të cilëve kanë emigruar nga Shqipëria.

Ata janë integruar më së miri në jetën italiane, shkojnë në shkollë dhe kanë miqtë e tyre italianë.

Një nga shqetësimet e gjyshit, i ardhur nga Shqipëria për vizitë tek djali i tij, ishte edhe ky: "Si do të merrej vesh me nipin e mbesën e tij, a dinin ata të komunikonin në gjuhën shqipe?"

Ata i tregojnë atij për hapjen e shkollës shqipe në Parma, për mësueset e talentuara të cilat i mësojnë gjuhën e nënës, gjuhën e bukur shqipe, atë gjuhë me të cilën kanë kënduar poetët tanë: Naimi, Samiu, Mjeda, Migjeni, Çajupi e deri tek Agolli e Kadare.

Duke shkuar me ta, për të parë provat e spektaklit që ata po përgatisin, ai kënaqet dhe mallëngjehet për gjithçka sheh e dëgjon. Shikon nipin e mbesën si kërcejnë dhe këndojnë shqip, por dhe italisht. I kujtohet rinia dhe këngët që këndonin dikur…..

Vizita e tij tek djali në Itali do të mbetet një kujtim i paharruar, për momentet e mrekullueshme që ai kaloi në shoqërinë e nipërve, mbesave dhe të gjithë njerëzve që takoi gjatë qëndrimit të tij.

Kur të kthehet në Shqipëri do ketë ç'tu tregojë shokëve dhe miqve……

Skeda e shfaqes

Regjizor dhe skenarist: Albert Bekja

Kuroi pjesen poetike : Indrit Çela

Kuroi dhe përgatiti të vegjlit e shkollës shqipe "Scanderbeg": Anila Kadija

Kuroi piesët korografike: Lindita Sota Bekja dhe Albert Bekja

Grupi pjesëmarres teatral: Albert Bekja, Indrit Cela , Jonida Dervishhasani, Enfrid Bekja, Tania Galante, Anisa Vokshi, Marsida Narta, Dritan Dardha, Esmeralda Spahiu

Me kontributin e poetes së re: Denada Alimadhi dhe të fëmijëve të shkollës shqipe:

Debora Lika, Jora Ndreu,Sidni Kurti,Melisa Tuga, Ledion Tuga, Roni Lusha, Kevin Kolonjari, Flavio Karameto, Amina Gjoci, Fisnik Spahiu, Saimir Sharkaj,Shaje Gjoci, Megi Metolli, Janet Paja

KOMENTE