English

Rusi, 67 cm borë, thyhet rekordi i ‘66

Rusi, 24 Shkurt NOA - Moska tashmë ka thyer rekordin e rënies së dëborës pasi ka katër ditë që në kryeqytetin Rus bie një dëborë shumë e madhe e cila tashmë e ka mbuluar Moskën me 67 centimetër.

Me këtë nivel të arritur nga rënia e dëborës mund të thuhet se tashmë është thyer dhe rekordi i saj i cili mbahej që nga viti 1996 ku atëherë niveli i arritur nga rënia e dëborës kishte arritur deri më 64 centimetër.

Yuri Luzhkov i cili është dhe zyrtari i kryebashkiakut të kryeqytetit Rus ka bërë të ditur se tashmë janë vënë në punë 15 mijë borë pastrues dhe 5 mijë njerëz të cilët do të merren me këtë punë gjë e cila do të bëhet në një qytet që ka 10.4 milionë banorë.

r.b/NOA

KOMENTE