Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
A do t'i rivendosen vizat Maqedonisë?
English

A do t'i rivendosen vizat Maqedonisë?

Në seancën e së enjtes të Qeverisë së Maqedonisë është diskutuar dukuria e shpërnguljes së qytetarëve të Maqedonisë, kryesisht nga rajoni i Likovës, për në shtetet e Bashkimit Evropian. Gjatë kësaj seance, u është bërë thirrje banorëve të kësaj zone të mos bien pre e manipulimeve të ndryshme nga agjencitë turistike, sepse liberalizimi i vizave nuk do të thotë edhe mundësi për vendqëndrim në vendet evropiane, bën të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku.

"Gjasat për të marrë azil në Belgjikë janë inekzistente. Njëkohësisht, është angazhuar Ministria e Punëve të Brendshme të hulumtojë rastin në terren dhe në bazë të informatave operative, të shihet nëse ka tendenca qëllimkëqija pas këtij eksodi të shqiptarëve të Maqedonisë", thotë Shefik Duraku, zëdhënës i Qeverisë së Maqedonisë. Ndërkaq, autoritetet lokale në rajonin e Kumanovës bëjnë të ditur se qindra familje të komunës së Likovës dhe Kumanovës tashmë janë nisur për në vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Belgjikë, për të siguruar një jetë më të mirë. Nexhat Osmani nga komuna e Likovës, thotë se ndonëse numri i atyre që braktisin vendin është në rënie, megjithatë dukuria e shpërnguljes nuk është ndërprerë. "Në bazë të informatave që posedojmë, e të cilat nuk janë zyrtare, nga komuna e Likovës dhe ajo e Kumanovës deri më tani janë shpërngulur mbi 5 mijë banorë. Asnjë nga ta deri më tani nuk është kthyer". "Ndryshe, janë kushtet e rënda ekonomike ato që i detyrojnë banorët e kësaj ane të marrin një vendim të këtillë", thekson Nexhat Osmani nga Komuna e Likovës. Edhe drejtori i Shkollës fillore "Naim Frashëri", në Kumanovë, Emri Rexhepi, bën të ditur se dhjetëra nxënës tashmë kanë marrë fletëshpërngulje, duke shpresuar që ata të kthehen sa më parë, për të mos humbur shumë nga mësimet, sepse është evidente se gjasat për t'i vijuar mësimet në perëndim janë minimale. Ndërkaq, sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë thotë se marrëveshja për riatdhesim është kushti themelor për liberalizimin e vizave, me të cilin ndalohet dhënia e azilit për qytetarët e Maqedonisë. "Marrëveshja e riatdhesimit nënkupton se çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë, i cili qëndron në shtetet anëtare të BE-së, gjegjësisht në shtetet e zonës së Shengenit në mënyrë të paligjshme, në momentin që do të zihet nga policia, do të transferohet". "Republika e Maqedonisë është e obliguar ta kthejë në vend, gjegjësisht të bëhet ekstradim i thjeshtë, sikur të bëhet fjalë për një kriminel", thotë sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga ana tjetër, autoritetet shtetërore kanë shprehur shqetësim se dukuria e shpërnguljes së qytetarëve do të ketë pasoja të mëdha në vetë procesin e liberalizimit të vizave. "Është shqetësues fakti ngase tashmë në nivel të BE-së është hedhur ideja për një rikthim të regjimit të vizave, ose të them tërheqja e vendimit për liberalizimin e vizave për Maqedoninë diskutohet në qarqe shumë serioze diplomatike brenda BE-së. Ekziston mundësia reale (që BE-ja) të propozojë dhe tërheqjen e vendimit për liberalizimin e vizave për Maqedoninë", thotë zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë. Ndërkohë, edhe pse është në rënie interesimi i qytetarëve, të cilët dëshirojnë t'i braktisin vatrat e tyre dhe të marrin rrugën e kurbetit, problem më vete paraqet dhe kthimi i të gjithë atyre që tashmë kanë braktisur vendin dhe mbeten rrugëve pa vendstrehim të caktuar, derisa vazhdon procesi i intervistave për azilkërkuesit. /rfe/

KOMENTE