Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 27 Shkurt 2010

  • A është në rrezik Turqia? "Rasti Ergenekon, në thelb, është përpjekje për të nxjerrë jashtë elementët negativë brenda ushtrisë, disa prej të cilëve tani janë në pension. Ata ishin të gatshëm të krijonin çrregullime dhe kaos që do të çonte në një grusht-shtet ushtarak në Turqi"
  • Nazizëm, zbulohen 2 "pasardhës" të Hitlerit Vjenë, Austri 27 Shkurt NOA - Pas një kërkimi të gjatë të një gazetare e cila ndodhej në shtetin e Belgjikës, ajo ka arritur të zbulojë dy persona të cilët ishin dhe pasardhës të Hitlerit.
  • Heq nga fytyra plot 56 yje Bruksel - Belgjikë, 27 Shkurt NOA - Kimberley Vlaeminck është bërë e famshme në të gjithë botën për shkak se ajo kishte bërë tatuazh në fytyrën e saj plot 56 yje dhe më pas kishte akuzuar për këtë gjë personin që kishte bërë këtë tatuazh.
  • CNN, persona të zakonshëm të cilët bëhen heronj të Amerikës Uashington, SHBA, 27 Shkurt NOA - Uinona Uard është një grua 58 vjeçare e cila i ka dedikuar kohën e saj të lirë femrave të cilat janë viktimë e dhunës dhe abuzimeve të ndryshme violenca në fshatin e Vermont.
  • Baggio mendon për rolin e trajnerit Milano - Itali, 27 Shkurt NOA - Është rikthyer në skenë ish talenti Italian Roberto Baggio i cili është shprehur për mediat italiane se në një të ardhme dëshiron të marrë rolin e trajnerit në ndonjë ekip.
  • Kosova s'është diasporë, por atdhe kombëtar "Askush nuk mund të krijojë një komb të llojit të vet të ri në kohë, pa një trashëgimi kulturore-historike dhe gjeneologjike të gjithmbarshme të brezave, sepse kombi nuk ka lindur nga politika e as nga shteti por ai është aq i vjetër në shekuj dhe i thellë në historinë e njerëzimit, nga kombi
  • Shqipëria, a po luftohen trafiqet Qeveria amerikane e cilëson të zgjidhur problemin e trafikut të qenieve njerëzore në Shqipëri, pavarësisht se ende e klasifikon si një vend "Tier 2".
  • A do t'i rivendosen vizat Maqedonisë? Në seancën e së enjtes të Qeverisë së Maqedonisë është diskutuar dukuria e shpërnguljes së qytetarëve të Maqedonisë, kryesisht nga rajoni i Likovës, për në shtetet e Bashkimit Evropian.
  • Dëshmia: Mlladiç fshihej në Serbi Beograd, 27 shkurt, NOA - Në një kohë kur të gjithë e kërkonin gjithandej, ai gjendej në Serbi, pa e cënuar askush. Fjala është për të shpallurin në kërkim nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime të luftës, Ratko Mlladiç, për të cilin thuhet se ka qenë në Serbi deri tre vjet më parë.
  • Rusia: NATO hesht para drogës afgane Moskë, 27 shkurt, NOA - Forcat ushtarake të NATO-s në Afganistan se nuk po bëjnë aq sa duhet për të ndaluar prodhimin dhe eksportimin e heroinës afgane.
  • SHBA: Hauai, gati për cunam në orën 22:00 Uashington, 27 shkurt, NOA - Ishujt Hauai duhet të përgatiten për një cunam të fortë, i cili mund t'i godasë gjatë natës së sotme. Alarmi është dhënë nga Qendra Amerikane e Cunameve, e cila ka parashikuar me studimet e fundit, se një cunam është duke iu afruar ishujve të lartpërmendur
  • Fishë teknike/ Tërmetet më të fuqishme Uashington, 27 shkurt, NOA - Një listë e tërë tërmetesh cilësohen si më të fuqishmit në histori, duke shkaktuar pasoja katastrofave për njerëzimin.
  • Ekzekutohet me armë 58-vjeçari Gjilan, 27 Shkurt NOA - Një person mbeti i vrarë dhe një i dytë u plagos rëndë si pasojë e një përplasjeje me armë zjarri që ndodhi sot në fshatin Pogragjë të Gjilanit, pas një konflikti mes fqinjësh.
  • Komunizmi, pse nuk u mund kurrë Nga Claire Bigg Lituania ka qenë republika e parë sovjetike që shpalli pavarësinë, çfarë ia hapi rrugën rënies së Bashkimit Sovjetik. Njëzet vjet më vonë, vendi baltik ende përballet me trashëgiminë komuniste.
  • BDI: Jo maqedonisht në klasë të parë Shkup, 27 shkurt, NOA - Bashkimi Demokratik Shqiptar përmes një deklarate për shtyp reagoi ashpër ndaj pohimeve të ministrit Todorov se nuk heq dorë nga mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë.
  • Tërmeti godet Kilin (Video) {youtube}V4iOUv-aENs{/youtube} Update - Një tërmet me fuqi 8.8 ballë, sipas shkallës Rihter, ka goditur Kilin. Deri tani raportohet për së paku 85 të vdekur.
  • Alarm për bombë, evakuohen pasagjerët e Alitalia-s Fiumiçino, 27 shkurt, NOA - Një alarm për bombë ka tronditur të gjithë pasagjerët e një avioni të linjës-Milano Romë, ndërsa ishin duke u ulur për pak në aeroportin e Fiumiçinos në kryeqytetin italian.
  • Nuk kemi pse përfaqësohemi nga UNMIK Prishtinë, 27 shkurt, NOA - Përfaqësimi i Kosovës përmes UNMIK-ut ka marrë fund që nga shpallja e pavarësisë. Një fakt të tillë e bëjnë me dijeni autoritetet e larta në Prishtinë, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë thirrjeve të Beogradit që Kosova të prezantohet në konferenca rajonale si pjesë
  • Rekord/ Diamant sa një vezë, 507 karat Kejptaun, 27 shkurt, NOA - Një diamant gjigant, me përmasa sa të një veze është vlerësuar me plot 26 milionë euro. I cilësuar me një vlerë prej 507 karat, ai vendos një rekord të ri botëror për pagesën e një çmimi kaq të lartë, vetëm për një diamant dhe jo disa të tillë.
  • Minatorët: Do t'i vazhdojmë protestat Tiranë, 27 shkurt, NOA - Minatorët duket se nuk kanë për t'u ndalur në rebelimin e tyre kundër qeverisë duke kërkuar me çdo kusht plotësimin e kërkesave të tyre ndaj saj.
  • KESH: Fierza, në nivelin 293.63 m Fierzë, 27 shkurt, NOA - Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka nisur të ulet për shkak të rënies së prurjeve. Lajmi konfirmohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, sipas së cilës të dhënat më të fundit tregojnë se hidrocentrali i Fierzës është realisht në një kuotim prej 293.
  • Zharku: Forca punëtore, pasuria më e madhe e Kosovës Prishtinë, 27 shkurt, NOA - Mbi 100 përfaqësues të ekonomisë bavareze morën pjesë në konferencën e organizuar të enjten për promovimin e Kosovës si vend investimi.
  • Juventus, ëndrra mban emrin e Ribery Torino, 27 Shkurt NOA - Llogaritë pozitive për sa i përket bilancit ekonomik në ekipin e Juventus e lejojnë atë skuadër të ëndërrojë për marrjen e lojtarëve të cilët konsiderohen si më të mirët për momentin.
  • Të gjitha aktivitetet artistike Shqipëri-Kroaci Zagreb, 27 shkurt, NOA - Janë rreth 30 aktivitet artistike që do të zhvillohet përgjatë tre viteve mes artistëve shqiptar dhe atyre kroat. Marrëveshja e firmosur mes ministrit Ferdinand Xhaferaj dhe homologun e tij kroat, Bozo Biskupic, parashikon një sërë evenimentesh që kanë të bëjë me pikturën
  • Fitore e rëndësishme e City ndaj Çelsit Angli, 27 Shkurt NOA - Ishte një fitore e madhe ajo që arriti të merrte ekipi i Roberto Mançinit, Manchester City në sfidën me Çelsin e Ançelotit.
  • Bankat amerikane sulmojnë euron Uashington, 27 shkurt, NOA - Bankat dhe institucionet financiare të SHBA-ve kanë marrë një sërë masash shtrënguese ndaj euros. Një operacion financiar, që mediat amerikane e kanë quajtur "sulm" ndaj monedhës evropiane.
  • Pas Haiti bota kthen sytë nga Kili Strazburg, 27 shkurt, NOA - Komuniteti ndërkombëtar ka lëshuar sinjalet e para të apelit për ndihmë ndaj viktimave të tërmetit në Kili. Bashkimi Evropian ka deklaruar se është i gatshëm të ofrojë ndihmë të menjëhershme për viktimat e tërmetit në Kili.
  • Xhaferraj në Kroaci për bashkëpunim kulturor Tiranë, 27 shkurt, NOA - Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe ajo kroate kanë firmosur sot një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e ekspertëve në të gjitha fushat e kulturës dhe artit, si dhe për pjesëmarrjen e ndërsjellë në festivalet artistike, takimet ndërkombëtare dhe aktivitetet
  • Braçe: Prokuroria të padisë OSSH-në Tiranë, 27 shkurt, NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, u shpreh sot se faturat e raja të vendosura nga OSSH për energjinë janë një vjedhje e hapur e qytetarëve shqiptarë.
  • Klosi: Kutitë, ose të largohet Berisha Tiranë, 27 shkurt, NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi u shpreh sot se hyja e Partisë Socialiste në Kuvend ishte një shenjë për të treguar se nuk bëjnë pazare dhe njohin Kushtetutën e vendit.
  • Xhaçka: Ruzhdija të bëhet si Europa Tiranë, 27 shkurt, NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, reagoi sot pas deklaratave të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, për mos hapjen e kutive.
  • Kompania izraelite hedh në gjyq Serbinë Beograd, 27 shkurt, NOA - Qeveria serbe nuk ka paguar marrjen e pamjeve nga satelitët spiunë dhe për pasojë duhet të përballet në një gjyq me një kompani izraelite.
  • Përmbytjet, evakuohen 308 familje Shkodër, 27 shkurt, NOA - Deri më sot janë evakuuar 308 familje nga situata e krijuar si pasojë e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës. Lajmi konfirmohet nga ministria e Brendshme, e cila ka bërë dhe bilancin paraprak të situatës mbi përmbytjet në gjithë zonën e Shkodrës.
  • Meta: Hetimi i zgjedhjeve sipas Kushtetutës Tiranë, 27 shkurt, NOA - Mazhoranca është gati për të ngritur komisionin hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit dhe për ti dhënë shumicën opozitës, por objekti i hetimit të tij duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës.
  • Kili, rritet numri i viktimave, Paqësori në alarm Kili, 27 shkurt, NOA - Numri i viktimave nga tërmeti me fuqi 8.8 ballë, sipas shkallës Rihter, deri tani ka arritur në të paktë 76 të vdekur. Presidentja e Kilit, Mishel Bashwle, shpalli "gjendje katastrofe", por kërkoi nga qytetarët që të ruajnë qetësinë.
  • Vdes Seadi i Kafazit të Artë Gostivar, 27 shkurt, NOA Foto update - Mbrëmjen e djeshme ka vdekur në një aksident tragjik një prej personazheve të njohur për publikun shqiptarë në spektaklin "Kafazi i Artë", në edicionin e tretë të tij, Seadi.
  • Zhvendosen statujat e Apolonisë Tiranë, 27 shkurt, NOA - Do të zhvendosen statujat që deri dje kanë qenë të ekspozuara në Portikun e Apolonisë. Rrëshqitjet e dheut kanë sjellë shqetësime për drejtuesit e Parkut Arkeologjik, të cilët kanë menduar të përgatiten për të parandaluar dëmtimet e mundshme.
  • KESH: Situata në diga e qëndrueshme Tiranë, 27 shkurt, NOA - Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se me gjithë reshjet e mëdha të ditëve të fundit, situata në digat e hidrocentraleve është e qëndrueshme.
  • Një vjedhje në dy ditë, kapet super hajduti Durrës, 27 shkurt, NOA - 36 vjeçari, Adriatik Sina, duket se ka qenë një problem i vertet për policinë e Durrësit. Janë të paktën katër vjedhje që mbajnë firmën e tij dhe vetëm pas dy javësh, Sina ka rritur të bjerë në prangat e policisë së qytetit bregdetar.
  • Gjendet 17 vjeçarja e "humbur" në Tiranë Durrës, 27 shkurt, NOA - Policia e Durrësit ka arritur të gjejë shtetasen e humbur në qytetin e Tiranës. 17 vjeçarja e me inicialet E.J dhe me nënshtetësi maqedonase ishte larguar disa ditë më parë nga banesa e saj në Tiranë.
  • Irani sërish drejt kaosit Teheran, 27 shkurt, NOA - Vendi më problematik për lirinë dhe të drejta e njeriut është duke hyrë në një fazë të re. Pas shtypjes së dhunshme të protestave për zgjedhjet e pak muajve më parë, drejtuesit e opozitës kanë deklaruar se do të nisin sërish protestat për të kërkuar rrëzimin e qeverisë
  • Kushner: Pavarësia, e pakthyeshme Paris, 27 shkurt, NOA - Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner, në prag të vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë.
  • BE: Alarm emigrantët nga Maqedonia Bruksel, 27 shkurt, NOA - Vala e emigrantëve nga Maqedonia dhe Serbia ka rritur shqetësimet e Bashkimit Evropian, për shkak se mijëra veta po qëndrojnë dhe punojnë ilegalisht në vendet anëtare.
  • Financimet e fushatës, publikohet studimi Tiranë, 27 shkurt, NOA - "Monitorimi i shpenzimeve të partive politike para dhe gjatë fushatës elektorale për 28 qershorin", ka qenë studimi i realizuar nga Forumi i Mendimit të Lirë dhe Instituti për Kërkime e Alternativa Zhvillimi, si pjesë e një projekti vëzhgues të ndërmarrë nga Fondacioni
  • Fshihej, kapet i dënuari me 8 muaj burg Tepelenë, 27 shkurt, NOA - Një person i shpallur në kërkim pasi rezultonte i dënuar nga gjykata me 8 muaj burg për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje ka rënë në prangat e policisë.
  • Kapet i akuzuari për disa vjedhje Durrës, 27 shkurt, NOA - Rezultonte i akuzuar për një sërë vjedhjesh të kryera në zonën e Durrësit, prandaj forcat policore kanë ndërmarrë arrestimin ndaj tij.
  • Kinë, 19 viktima nga fishekzjarret Pekin, 27 shkurt, NOA - Një shpërthim i madh fishekzjarrësh ka ndodhur në Kinë, duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm të vdekurish dhe të plagosurish të cilët gjendeshin pranë tyre në ato momente.
  • Situata e përmbytjeve në veri, e rënduar Shkodër, 27 shkurt, NOA - Paraqitet mjaft e rënduar mëngjesin e ditës së sotme situata në zonat e përmbytura në veri të vendit, dhe kjo për shkak të reshjeve të rëna gjatë natës.
  • Pentagoni: Ushtarët SHBA, me Facebook Uashington, 27 shkurt, NOA - Pentagoni është tërhequr nga vendimi për të mos i lejuar ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të jenë pjesë e rrjeteve sociale të internetit, si përshembull Facebook.
  • Aksidenti i Vjenës, Kosova sot zi kombëtare Prishtinë, 27 shkurt, NOA - Kosova sot gjendet në një ditë zie kombëtare, në nderim të viktimave të shkaktuara në aksidentin e një autobusi në Vjenë të Austrisë pak ditë më parë, ku humbën jetën 6 bashkëkombës nga Kosova dhe u plagosën më se 30 të tjerë.
  • Vodhi një shtëpi në Gjirokastër, arrestohet Gjirokastër, 27 shkurt, NOA - Një person i akuzuarpër vjedhje banese është mundësuar të vihet në pranga nga forcat e policisë sëGjirokastrës. Lajmi bëhet me dijeni prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, dukepohuar se i ndaluari është Mitat Kamberi, 25-vjeç, lindur në Durrës dhe banuesnë Elbasan.
  • Tërmet 8.8 ballë në Kili, paralajmërim cunami Santiago, 27 shkurt, NOA - Një tërmet i fuqishëmme fuqi 8.8 ballë sipas shkallës Rihter, ka goditur Kilin, duke shkaktuar mjaftdëme materiale dhe viktima në njerëz.
  • Papandreu: BE ta ndihmojë Greqinë Athinë, 27 shkurt, NOA - Vendet e Bashkimit Evropian duhet ta ndihmojnë Greqinë që të dalë nga kriza e rëndë ekonomike në të cilën është përfshirë për shkak të normës së lartë të deficitit buxhetor.
  • Sot në Kosovë është Ditë Zie Prishtinë, 27 Shkurt NOA - Tragjedia rrugore që ndodhi pak ditë më parë në Austri e ka kthyer të shtunën e sotme në Ditë Zie Kombëtare për Republikën e Kosovës.
  • Shala e lavdëruar "Organizmat e vetëm ndërkombëtarë ku u anëtarësua Kosova e pavarur, FMN-ja dhe BB-ja, shprehen se e kuptojnë brengën e Kosovës që s'ka para, por i thonë asaj që prandaj duhet të vazhdojë t'i shesë pasuritë.
  • Plas debat për një film, shan gangsterët Los Anxhelos, 27 Shkurt NOA - Regjisori akuzon gangsterët për të mbrojtur realizimin e filmit. Antoine Fuqua ka akuzuar pjesëtarë të shumtë të një grupi gangsterësh pasi ka kërkuar të mbrojë filmin e tij të cilin është duke e realizuar në këto momente.
  • Dinho-Kaka, numrat flasin për të parin Milano, 27 Shkurt NOA - Duhet thënë që sezoni i fundit i Kaka në ekipin e Milanit nuk ishte nga më të mirët ku në javën e 25 të Seria Milan ishte në kutin e 48 pikëve dhe braziliani kishte realizuar 11 gola dhe 5 asist.
  • Pushohen të gjithë pedagogët SH.B.A, 27 Shkurt NOA - Çdo gjë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në një lice i cili ndodhej në Central Falls të Rhode Island janë pushur të gjithë pedagogët e një liceu pasi shkolla në të cilin ata jepnin mësim nuk po funksiononte ashtu siç duhej.