English

Alarm për bombë, evakuohen pasagjerët e Alitalia-s

Fiumiçino, 27 shkurt, NOA - Një alarm për bombë ka tronditur të gjithë pasagjerët e një avioni të linjës-Milano Romë, ndërsa ishin duke u ulur për pak në aeroportin e Fiumiçinos në kryeqytetin italian. Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, sipas të cilave ngjarja ndodhi rreth orës 9.50 minuta të mëngjesit të sotëm dhe për fat të mirë nuk pati asnjë të dëmtuar prej saj. Mësohet se avioni ka qenë i kompanisë ajrore italiane Alitalia dhe se ai është detyruar të ulej 5 minuta para kohës së caktuar në aeroport, duke realizuar më pas me emergjencë edhe evakuimin e tij prej pasagjerëve që mbante në bord.

Gazeta italiane "Corriere Della Sera" bën me dijeni se vendosja e bombës ishte njoftuar me anë të një telefonate anonime nga Palermo.

Pasagjerët u larguan menjëherë nga sheshi ku u realizua zbritja e tyre me urgjencë, duke u shoqëruar brenda terminalit me një autobus, për të shmangur çdo event negativ të mundshëm.

Ndërkaq, ekspertët dhe forcat e zjarrfikësve kanë kryer një kontroll të plotë në avionin në fjalë, kurse kompania Alitalia ka pohuar se kjo që na ndodhur, nuk ka ndikuar në fluturimet e saj,

n.e/NOA

KOMENTE