Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bankat amerikane sulmojnë euron
English

Bankat amerikane sulmojnë euron

Uashington, 27 shkurt, NOA - Bankat dhe institucionet financiare të SHBA-ve kanë marrë një sërë masash shtrënguese ndaj euros. Një operacion financiar, që mediat amerikane e kanë quajtur "sulm" ndaj monedhës evropiane.

"Wall Street Journal", shkruan në numrin e sotëm se disa institucione amerikane për shkak të borxhit të Greqisë, kanë ulur në mënyrë artificiale vlerësimin në bursë për monedhën evropiane, duke blerë në këtë mënyrë kredi nga vendet me probleme.

Nisma e bankave amerikane ka nisur që në fund të dhjetorit dhe gazeta amerikane citon një burime nga zyra federale që kanë nisur hetimin.

Qëllimi është që monedha evropiane të ketë të njëjtën vlerë me dollarin.

Sipas "Wall Street Journal", këto kompani janë duke akumuluar kredi dhe certifikata të sigurimit.

Mbledhja e kredive ka të bëjë me faktin se këto banka e cilësojnë si të pashmangshme rënien e ekonomisë greke dhe në një kohë të mëvonshme këto kredi do të sjellin mjaft fitime.

m.xh/NOA

KOMENTE