English

BE: Alarm emigrantët nga Maqedonia

Bruksel, 27 shkurt, NOA - Vala e emigrantëve nga Maqedonia dhe Serbia ka rritur shqetësimet e Bashkimit Evropian, për shkak se mijëra veta po qëndrojnë dhe punojnë ilegalisht në vendet anëtare. Kjo është kumtuar në një speciale të gazetës austriake "Kurir", e cila ka pasqyruar shqetësimet e Brukselit zyrtar. Siç pohon "Kurir", MPJ-ja e Maqedonisë dhe policia kufitare theksojnë se deri më tani, deri 170.000 qytetarë të Maqedonisë janë larguar nga vendi, prej të cilëve mbi dy të tretat më nuk janë kthyer. Ekspertët në Bruksel druajnë se ata "janë zhdukur" diku në BE.

Shumë qytetarë të rinj të Maqedonisë të nacionalitetit shqiptar kanë shkuar në Belgjikë, sepse supozojnë se atje më lehtë fitohet azili.

Destinacione të dëshiruara të emigrantëve janë edhe Gjermania dhe Suedia, shkruan gazeta.

Shumë dëshirojnë të lirohen nga varfëria dhe të punojnë në vendet e pasura të BE-së, madje edhe ilegalisht, shkruan gazeta, duke përkujtuar se liberalizimi i vizave u parasheh bartësve të pasaportave biometrikë qëndrim deri 90 ditë në vendet e Shengenit, si dhe atë se puna është rreptësisht e ndaluar. "Komisioni Evropian duhet urgjentisht ta kontrollojë këtë dhe të veprojë", mendon zëvendës-shefi i partive socialdemokrate evropiane, Hanes Svoboda, duke shtuar se nëse konstatohet se ekziston malverzime me viza, duhet të vendosen masa restriktive. Ai sqaroi se ato masa do të mund të ishin parandaluar me zbatimin e liberalizimit të vizave, apo përjashtimin e grupeve të caktuara nga liria e udhëtimit.

NOA-INA

KOMENTE