Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Braçe: Prokuroria të padisë OSSH-në
English

Braçe: Prokuroria të padisë OSSH-në

Tiranë, 27 shkurt, NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, u shpreh sot se faturat e raja të vendosura nga OSSH për energjinë janë një vjedhje e hapur e qytetarëve shqiptarë. "Qytetarin shqiptar e vjedh cilido që ka mundësi ta bëjë këtë dhe askush nuk e mbron. Qeveria po hesht dhe barra e përgjegjësisë është direkt e saj", u shpreh Braçe.

Ai ju referua faturës personale të energjisë nga ku rezulton se ka paguar me çmimet e faturës së janarit edhe muajin dhjetor. Ai u shpreh se vjedhja që paralajmëroi një javë më parë, përmes aplikimit të çmimit të rritur të janarit që në dhjetor, po konsumohet!

"Qytetarët po paguajnë vjedhjen përmes faturimit të energjisë së konsumuar në dhjetor më çmimet që janë ligjore në janar. Po paguajnë çmimin e ri të energjisë të rritur tre herë: për fashën deri në 300 kë nga 7.00 lekë në 7.70 lekë; për fashën mbi 300 kë nga 12.00 lekë në 13.50 lekë; për energjinë e ambienteve të përbashkëta nga 7.00 lekë në 8.00 lekë.

Po paguajnë me çmimet e rritura edhe energjinë e pakonsumuar të faturave si afrofe, apo energjinë përtej ditëve kalendarike të një fature normale, nga 30 në 35 ditë", u shpreh Braçe.

Sipas tij qytetarët po paguajnë vjedhjen më të shtrenjtë! Ai ka kërkuar nisje e një procedimi penal nga ana e prokurorisë për këtë vjedhje që u është bërë qytetarëve.

"Nisur nga sa më sipër, PS i kërkon prokurorisë të nisë procedim penal për këtë vjedhje masive që po i bëhet qytetarëve shqiptarë. Procedimi penal nuk mund të jetë i njëanshëm, vetëm në rastin kur qytetari vjedh dhe nuk paguan energjinë, ai duhet të ndodhë doemos edhe kur qytetari vidhet për energjinë me një faturë që është titull ekzekutiv", përfundoi Braçe.

m.xh/NOA

KOMENTE