English

Heq nga fytyra plot 56 yje

Bruksel - Belgjikë, 27 Shkurt NOA - Kimberley Vlaeminck është bërë e famshme në të gjithë botën për shkak se ajo kishte bërë tatuazh në fytyrën e saj plot 56 yje dhe më pas kishte akuzuar për këtë gjë personin që kishte bërë këtë tatuazh.

Kjo histori njihet me dy versione ku sipas vajzës ajo i kishte kërkuar atij të bënte vetëm tre yje, por më pas atë e kishte zënë gjumi gjatë kohës që ishte duke bërë tatuazhin dhe sipas saj ka qenë fajtor personi që i ka bërë tatuazhin pasi ajo nuk i kishte kërkuar atij asnjëherë të bënte 65 yje në fytyrën e saj.

Versioni tjetër është ai i tatuatorit i cili shpjegon se ajo është vetëm një kapriço e vajzës pasi ai pohon se vajza e kishte kërkuar një gjë të tillë, por kur ka parë se ky tatuazh ishte tepër i dukshëm, atëherë ajo është penduar dhe ka bërë diçka të tillë.

Pas shumë muajsh në të cilat vajza ka akuzuar personin që i bëri tatuazhin tashmë është ofruar një tjetër, i cili kërkon të ndihmojë vajzën duke bërë të mundur që ajo ta heqë atë me anë të aparature të re me laser që sipas tij është shumë efikase pasi nuk krijon dhimbje dhe nuk lë asnjë lloj shenje në fytyrë.

Më në fund për vajzën do të mbarojë tortura e këtyre tatuazheve dhe ajo që dihet është se tatuazhi i 56 yjeve i ka kushtuar mjaft shtrenjtë pasi krahas vuajtjes së këtyre muajve nga Kimberly dhe heqja e tyre do ti kushtojë asaj 2 mijë e 500 euro.

r.b/NOA

KOMENTE