English

Kapet i akuzuari për disa vjedhje

Durrës, 27 shkurt, NOA - Rezultonte i akuzuar për një sërë vjedhjesh të kryera në zonën e Durrësit, prandaj forcat policore kanë ndërmarrë arrestimin ndaj tij. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Adriatik Sina, lindur në Shijak dhe banues në Sukth, i cili rezulton disa herë përsëritës i veprës penale të "Vjedhjes". Konkretisht, policia konfirmon se ai ka kryer vjedhjen me thyerje në banesën e gruas me inicialet E.E, ngjarje kjo e ndodhur më 09.02.2010 në qytetin e Durrësit, prej nga ka marrë një televizor, një video, një aparat telefoni celular, të cilët janë sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së Sinës në Sukth.

Por ai dyshohet se ka vjedhur edhe banesën e personit me inicialet S.I.në fshatin Shën-Vlash në Durrës më datë 10.02.2010 ku është marrë një kamer dixhitale.

Në lidhje me këto ngjarje, janë kryer veprimet proceduriale dhe aktet përkatëse i janë dërguar prokurorisë për veprën penale të "Vjedhjes".

n.e/NOA

KOMENTE