English

Kompania izraelite hedh në gjyq Serbinë

Beograd, 27 shkurt, NOA - Qeveria serbe nuk ka paguar marrjen e pamjeve nga satelitët spiunë dhe për pasojë duhet të përballet në një gjyq me një kompani izraelite.

Kompania izraelite kërkon nga Serbia një dëmshpërblim në vlerë prej 35 milionë eurosh për prishje të kontratës. Kompania merret me shitjen e imazheve nga satelitët spiunë, ka akuzuar Serbinë se nuk ka respektuar marrëveshjen për një bashkëpunim në vlerë prej 45 milionë eurosh.

Arbitrimi i rastit është komplikuar pas pavarësimit të Malit të Zi. Kontrata fillestare ishte nënshkruar në kohën e bashkësisë shtetërore Serbi e Mali i Zi.

NOA/EL

KOMENTE