English

Plas debat për një film, shan gangsterët

Los Anxhelos, 27 Shkurt NOA - Regjisori akuzon gangsterët për të mbrojtur realizimin e filmit. Antoine Fuqua ka akuzuar pjesëtarë të shumtë të një grupi gangsterësh pasi ka kërkuar të mbrojë filmin e tij të cilin është duke e realizuar në këto momente.

Në këtë film i cili quhet "Brooklyn's finest", janë shumë aktorë të njohur ku mund të përmendim Riçard Gir dhe Etan Houk.

Vetë regjisori i tij ka deklaruar se shpesh herë gjatë xhirimeve të filmit i duhej t'i ndërpriste ato, pasi ndodhte rëndomtë që të dëgjoheshin krisma dhe sherre të shumta të cilat i detyronin të mos realizonin atë çka ata kishin nisur.

Ky film bazohet në disa ngjarje të cilat kanë si përmbajtje ndjekjen e disa çështjeve policore në lagjen e Brounsville, e cila njihet për nivelin e lartë të kriminalitetit që ka si zonë. Filmi pritet të dalë në SH.B.A në datën 5 të muajit mars.

r.b/NOA

KOMENTE