English

Rekord/ Diamant sa një vezë, 507 karat

Kejptaun, 27 shkurt, NOA - Një diamant gjigant, me përmasa sa të një veze është vlerësuar me plot 26 milionë euro. I cilësuar me një vlerë prej 507 karat, ai vendos një rekord të ri botëror për pagesën e një çmimi kaq të lartë, vetëm për një diamant dhe jo disa të tillë. Guri i çmuar, i madh sa një vezë një femër dhe me peshë mbi 100 gram, ishte vlerësuar mes 20 diamantëve të ngjashëm si më i miri i regjistruar ndonjëherë në histori edhe për pastërtinë e tij.

Guri magjik u zbulua në një minierë të Afrikës së Jugut, në lindje të Pretorias dhe u ble nga Qendra e Tregtisë në Hong Kong.

"Çmimi kaq i lartë është për shkak të qenies së një gjëje të rrallë dhe të pabesueshme, i cili ka edhe një kualitet të veçantë të pastërtisë", kanë deklaruar blerësit e tij.

Me cilësinë e tij prej 507 karat, ai renditet i 19-i në listën e diamantëve më të veçantë të zbuluar ndonjëherë.

n.e/NOA

KOMENTE