Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shala e lavdëruar
English

Shala e lavdëruar

"Organizmat e vetëm ndërkombëtarë ku u anëtarësua Kosova e pavarur, FMN-ja dhe BB-ja, shprehen se e kuptojnë brengën e Kosovës që s'ka para, por i thonë asaj që prandaj duhet të vazhdojë t'i shesë pasuritë. Në vitin 2010 do të shiten gjigantët ekonomikë dhe mandej ato para do të përfundojnë tek ata që eksportojnë te ne, meqë ne jemi vetëm konsumatorë. Kjo i bie njësoj sikur ta shesësh shtëpinë lirë dhe, pastaj, me ato para ta paguash qiranë e shtrenjtë"

Nga Albin Kurti

Pas mbarimit të luftës statusi i Kosovës u shpall i pacaktuar dhe u ngri. Edhe pasuria e Kosovës u shpall disi e pacaktuar, por ajo nuk u ngri. Përkundrazi, ajo u shkri përmes privatizimit. Për një dekadë na thoshin se problemi i zgjidhjes së problemeve është që e kemi statusin e pazgjidhur, por doli se mospërcaktimi i statusit nuk paraqiste kurrfarë pengesash për ta shitur Kosovën. Avazi i njëjtë vazhdoi edhe pasi që u shpall pavarësia. Kjo tregon se ka një proces në këtë mes, që nuk varet nga statusi i Kosovës, një proces më të thellë që është i pavarur nga varësia a pavarësia e Kosovës dhe gjithçka tjetër ndërmjet këtyre dyjave. Është ky privatizimi - procesi që zhduk të përbashkëtën e qytetarëve dhe e lufton shoqërinë. Tash shpronësimi i shoqërisë dhe publikut po gatitet të kulmojë. Privatizimi i KEK-ut, PTK-së, ANP-së, minierës së Sibovcit dhe Trepçës në vitet 2010 dhe 2011, është kuptimi i zëvendësimit të zgjedhjeve parlamentare me ato lokale në vitin 2009. PTK-ja është pasuri publike, pasuri e publikut kosovar që numëron afër dy milionë e gjysmë banorë, dhe pas privatizimit ajo do të jetë pasuri në duart e vetëm disa vetave. Privatizimi në jetën politike dhe institucionale në Kosovë e ka pasuar privatizimin në ekonomi dhe jo anasjelltas. E kanë privatizuar pasurinë e përbashkët dhe mjetet kolektive të prodhimit, janë dakorduar që ta privatizojnë tokën, nëntokën dhe të ardhmen (përmes borxheve), për t'i privatizuar mandej partitë, institucionet dhe historinë. Janë hedhur në privatizim hapësira dhe koha jonë. Çdo gjë është bërë private, përveç jetës që është maksimalisht e kontrolluar nga jashtë. Privatizimi, dhe jo ndonjë term tjetër, ishte fjala kryesore e dekadës së pasluftës. Tani duan që privatizimi të mbetet fjala kryesore edhe e dekadës së pavarësisë. Kosova e këtillë nuk shkon drejt BE-së së shekullit XXI, por drejt Amerikës Latine të shekullit XX. E gjithë elita politike kosovare është fokusuar vetëm në transicionin nga okupimi serb, te protektorati ndërkombëtar që u quajt çlirim. Porse, transicioni te privatizimi dhe liberalizimi, kalimi te ekonomia e tregut të lirë nuk u problematizua fare. U tha se duhet të jemi në shërbim të këtyre meqë edhe formulat matematikore për tregun e lirë tregojnë se kjo do të na shpaguhet më vonë. Doktrina e tregut të lirë u përvetësua në mënyrë plotësisht jokritike thuajse bëhet fjalë për një të vërtetë absolute të tipit që predikojnë religjionet. Fundamentalistët e tregut të lirë me diploma ekonomie u bënë ministra dhe zyrtarë në postet më të rëndësishme të sistemit kur ishin në pyetje ekonomia apo financat. Kurrë nuk u lejua pyetja, se lëre më debati, pse duhet të privatizojmë. Pse duhet shitur ndërmarrjet publike dhe ato shoqërore? Pse edhe atëherë kur ato janë të suksesshme e fitimprurëse? Përgjithësisht pse edhe atëherë kur ato paraqesin leva të forta kushtëzimi, me të cilat mund të na kontrollojnë të tjerët? Se kompanitë publike, të cilat duan t'i privatizojnë, do të shndërrohen në monopole private që ofrojnë shërbime publike. Kështu jo vetëm që shteti do të varet nga to, por edhe secili qytetar. Privatizimi i shndërroi fabrikat në qendra tregtare kurse Kosovën në një vend që konsumon por s'prodhon. Institucionet financiare ndërkombëtare nuk investuan dhe nuk e ndihmuan prodhimin në Kosovë i cili do të rezultonte me akumulimin vendor të kapitalit. Ato mbështetën vetëm instrumentet që i nxjerrin paratë nga Kosova si puna e bankave të huaja, infrastrukturën dhe sektorët strategjikë sikurse energjetika, dhe ndërmarrjet ku përfitimi është i madh dhe kthimi i investimeve i shpejtë si (tele)komunikimet. (Pu)shteti me policinë, gjykatat dhe analistët e vet, funksionoi si gardian i këtij rendi në fuqi. Borxhi përgjithësisht e rriti varësinë. Kur problemi nuk konsiderohet ekonomik dhe s'trajtohet nga lart, atëherë, në fakt, jemi duke pritur që problematizimi të jetë social dhe nga poshtë. Ndoshta poshtë edhe kuptohet më mirë ajo që do të duhej të ndërmerrej lart: "Arsimtarët dhe mjekët po ankohen duke thënë që para 25 vjetëve i kanë pasur pagat shumë më të larta, mirëpo atëherë punonte Trepça", më pat thënë një ish minator në Mitrovicë. Organizmat e vetëm ndërkombëtarë ku u anëtarësua Kosova e pavarur, FMN-ja dhe BB-ja, shprehen se e kuptojnë brengën e Kosovës që s'ka para, por i thonë asaj që prandaj duhet të vazhdojë t'i shesë pasuritë. Në vitin 2010 do të shiten gjigantët ekonomikë dhe mandej ato para do të përfundojnë tek ata që eksportojnë te ne, meqë ne jemi vetëm konsumatorë. Kjo i bie njësoj sikur ta shesësh shtëpinë lirë dhe, pastaj, me ato para ta paguash qiranë e shtrenjtë. Agjenti kryesor i shpronësimit të shoqërisë kosovare, si para pavarësisë po ashtu edhe pas saj, është ministri aktual i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala. Ai nuk ishte ministër në hije i PDK-së kur kjo ishte në opozitë. Faktorë të caktuar ndërkombëtarë e emëruan ministër, meqë dëshironin të siguroheshin që ministri i ardhshëm i ekonomisë dhe financave, pas kalimit të AKM-së në AKP, nuk do ta problematizonte trashëgiminë e AKM-së, nuk do ta kthente mbrapsht asnjë nga vendimet e shumta të dëmshme që u morën për më se një dekadë. Dhe, kush do të mund ta bënte këtë punë më mirë se vetë Ahmet Shala, se Ahmeti që shërben si shalë për ta lehtësuar kalërimin e Kosovës, trajtimin e saj si kafshë që duhet shfrytëzuar nga privatistët e fuqishëm, se Ahmeti të cilin lavdërimet e shumta nga po ata privatistë, e bëjnë ashtu siç tregon kuptimi i emrit të tij pas përkthimit të fjalës ‘Ahmäd' nga arabishtja: shalë shumë e lavdëruar! Ahmet Shala, që ishte zyrtari më i lartë vendor në AKM, sigurisht se nuk do të thotë asnjëherë se privatizimi ishte gabim dhe, mu ai, mund të vazhdojë me fazën tjetër të privatizimit derisa të arrijmë p.sh. te privatizimi i ujësjellësit dhe i liqeneve. Sikurse që privatizimi nuk varej nga (pa)varësia, edhe agjentët e privatizimit duket që nuk varen nga zgjedhjet. Ministër i ardhshëm i ekonomisë dhe financave në Kosovë mund të bëhet vetëm ndonjë shalë tjetër. Ka aq shumë forca dhe interesa që në këtë kontekst politik nuk e lejojnë ardhjen e ndofarë ministri tjetër. Prandaj, duhet konteksti i ri, sepse nevojitet pikërisht një ministër i ri i ekonomisë dhe financave që do ta kontestonte në parim dhe përmbajtje privatizimin e deritanishëm neoliberal. Me këso privatizimi s'ka kuptim të flasësh as për korrupsionin. Privatizimi i këtillë është vetë kushti dhe mundësia e korrupsionit enorm.

KOMENTE