Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria, a po luftohen trafiqet
English

Shqipëria, a po luftohen trafiqet

Qeveria amerikane e cilëson të zgjidhur problemin e trafikut të qenieve njerëzore në Shqipëri, pavarësisht se ende e klasifikon si një vend "Tier 2". Ky klasifikim do të rishikohet nga autoritetet amerikane në qershor të këtij viti

Nga David Phillips*

Fenomeni i trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri u përhap shumë pas rrëzimit të komunizmit, gjatë luftërave të Jugosllavisë në vitet 1990-të dhe pas kolapsit të skemës piramidale në vitet 1997-98. Mijëra gra dhe vajza u trafikuan gjatë viteve 1991-1999 për t'u shfrytëzuar seksualisht. Pjesa më e madhe e viktimave ishin vajza dhe gra të moshave 15-25 vjeç të cilat u detyruan të shisnin trupin e tyre. Një pjesë tjetër e tyre u detyruan të punonin me forcë ose fëmijë të dilnin në rrugë dhe të lypnin. Greqia ishte destinacioni i parë i tyre, dhe Italia e dyta. Viktimat dërgoheshin edhe në vende të tjera të Ballkanit ose Evropës. Krimi i organizuar e shndërroi Shqipërinë në një vend transit ku motoskafët përdoreshin për të transportuar qenie të gjalla nga vende të Evropës Lindore si Rumania, Bullgaria dhe Moldavia duke shfrytëzuar detin Adriatik. Trafiku i brendshëm u nxit më së shumti për shkak të varfërisë së familjeve shqiptare. Shumica e fëmijëve që u trafikonin i përkisnin komunitetit rom.

PROGRESI

Qeveria e Shqipërisë adoptoi një Strategji Kombëtare për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore gjatë viteve 2008-10. Aktivitetet e kësaj strategjie administrohen nga Zyra e Koordinimit Kombëtar kundër Trafikimit, e cila është pjesë e Ministrisë së Brendshme.

Strategjia kombëtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore përfshin mbrojtjen dhe mbështetjen, parandalimin, përndjekjen ligjore dhe koordinimin ndërmjet agjencive.

Mbrojtja dhe Mbështetja

Qeveria e Shqipërisë ka përmirësuar kohët e fundit sistemet e identifikimit kombëtar dhe atë të denoncimit të viktimave, kjo pjesërisht fal punës së policisë së shtetit.

Numri i viktimave të identifikuara është pesëfishuar, nga 22 në vitin 2007 në 108 në vitin 2008 dhe, për shkak të intensifikimit të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, numri i viktimave ra në 94 në vitin 2009.

Njësia e të dhënave kombëtare për viktimat, që nisi në shtator të vitit 2008, ka përmirësuar koordinimin ndërmjet agjencive në vend dhe cilësinë e punës. Ligji i vitit 2009 për Mbështetjen Sociale, angazhon qeverinë të mbështesë qendrat e pritjes dhe strehimit me paketa për riintegrimin e plotë të viktimave, në terma afatshkurtër dhe afatgjatë, gjithashtu edhe duke garantuar sigurinë e tyre. Shërbimi në këto qendra përfshin strehimin, ushqimin, veshjen, kujdesin ndaj shëndetit, konsultimin, ndihmën ligjore, trajnimin profesional dhe forma të tjera mbështetje që synojnë të ndihmojnë viktimat për t'u riintegruar në shoqëri.

Qeveria njoftoi kohët e fundit se do të paguajë të gjitha kostot e ushqimit dhe stafit të këtyre qendrave. Qeveria njoftoi gjithashtu se viktimat, pasi të largohen nga këto qendra, do të përfitojnë 1.5 herë më shumë ndihmë sociale se të papunët. Gjithashtu edhe organizatat e pavarura që koordinojnë qendra të tilla e mbështesin këtë angazhim të qeverisë.

Në pritje të strehimit të përkohshëm dhe akomodimit në apartamente, qendrat garantojnë ndihmë mjekësore, sociale dhe psikologjike për gratë dhe vajzat e trafikuara. Në fakt, këto viktima në përgjithësi vuajnë nga trauma, ndjenja e fajit dhe ankthi për shkak të abuzimit seksual dhe psikologjik që kanë pësuar në të kaluarën.

Ato zakonisht nuk janë të afta ta kapërcejnë të vetme këtë periudhë dhe përballen me vështirësi për t'u integruar në familjet dhe komunitetin e tyre. Shumë prej tyre përdorin drogë ose alkool për t'u përballur me traumën.

Nga 94 viktimat e trafikimit që u identifikuan në vitin 2009, 82 janë integruar dhe 38 u trajnuan profesionalisht në Zyrat Rajonale të Punësimit. Qeveria ndihmon të gjitha bizneset, me reduktim të taksave, nëse këto të fundit punësojnë viktimat e trafikimit.

Përndjekja ligjore

Trafikantët i zhvilluan aktivitetet e tyre pa pasur shumë pengesa për shkak të mungesës së ligjeve antitrafik gjatë viteve nëntëdhjetë. Qeveria e Shqipërisë miratoi ligjin e parë kundër trafikimit të qenieve njerëzore në vitin 2001.

Shumë ligje të tjera që u miratuan deri në vitin 2005 ndihmuan në përforcimin e luftës kundër trafikimit. Për më tepër, krijimi i agjencive të specializuara dhe reforma e gjyqësorit dha rezultate akoma më pozitive. Numri i të dënuarve për trafikimi të qenieve njerëzore u rrit nga 7 në vitin 2007, në 26 në vitin 2008, duke reflektuar një rënie drastike të trafikimit në tërësi.

Në vitin 2009 vetëm 7 raste u identifikuan dhe u ndoqën penalisht, me 11 raste të tjera në shqyrtim e sipër.

Në vitin 2009 qeveria miratoi një ligj të ri për Mbrojtjen e Dëshmitarit dhe i dha më shumë kompetenca Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarit. OJQ-të po japin gjithashtu mbështetje ligjore dhe këshilla për mbrojtjen. Bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë dhe policisë, përfshi shkëmbimin e informacioneve, është përmirësuar ndjeshëm. Me anë të ligjit Anti-Mafia, Gjykata e krimeve të rënda është e autorizuar të konfiskojë asetet e trafikantëve të dënuar. Miratimi i një ligji kundër dhunës në familje ka dhënë më shumë mbështetje për gratë dhe vajzat, të cilat më parë, në mungesë të mbrojtjes, largoheshin nga shtëpitë e tyre duke u futur në situata akoma më të rrezikshme.

Ndërmjet viteve 2008-2009 numri i policisë kundër trafikut është dyfishuar. Në vitin 2009, 270 oficerë policie u trajnuan për teknikat e identifikimit dhe marrjes në pyetje të viktimave, përfshi trajnimin e teknikave për marrjen në pyetje të miturit. Gjithashtu, 200 gjykatës dhe prokurorë morën trajnim të specializuar.

Njësitë e antitrafikut në Vlorë, Durrës dhe Shkodër janë përmirësuar këto kohët e fundit.

Parandalimi

Vazhdimisht ONCAT punon me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave për të nxitur punën dhe edukimin e të rinjve të cilët janë të rrezikuar nga trafiku i qenieve njerëzore. Programe të ndryshme për edukimin e të rinjve po zbatohen në shkollat shqiptare. Nisur në vitin 2006, dhe financuar nga qeveria duke nisur nga nëntori i vitit 2007, Ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion, 24 orë në ditë, një numër telefoni pa pagesë për denoncimin e rasteve flagrante nga ana e viktimave ose personave që ndihen të rrezikuar.

Në vitin 2007 qeveria miratoi një moratorium që ndalon qarkullimin e motoskafëve, mjetet kryesore që historikisht janë përdorur nga trafikantët e qenieve njerëzore dhe krimi i organizuar në përgjithësi. Ky moratorium e ka reduktuar më shumë se gjysmën e trafikut.

Qeveria ka përgatitur gjithashtu një draft për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, që garanton sigurinë e tyre kundër dhunës, sigurinë ekonomike dhe parandalon shfrytëzimin e tyre për qëllime seksuale. Gjithashtu ky draft mbështet institucionet lokale për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, përfshi njësitë për mbrojtjen e fëmijëve në bashki dhe komuna.

Mbrojtja e fëmijëve është e përfshirë në Strategjinë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Fëmijëve në kuadër të Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Koordinimi

ONCAT përgatit Strategjinë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Strategjinë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Fëmijëve, në konsultim të ngushtë me organizatat që garantojnë strehim dhe grupe të tjera civile. ONCAT është e përgjegjshme Mekanizmin Kombëtar të Denoncimeve, që identifikon, mbron dhe mbështet viktimat. Gjithashtu koordinon Task-Forcën Kombëtare dhe Koalicionin e Qendrave shqiptare dhe Komitetet Rajonale kundër Trafikimit të Njeriut.

ONCAT menaxhon gjithashtu edhe njësinë e të dhënave të viktimave që është pjesë e Sistemit të Përgjithshëm të Administrimit të Informacionit që garanton informacion për të gjitha palët, njëkohësisht duke ruajtur anonimitetin e viktimave.

Drejtuar nga një person shumë i aftë dhe energjetik, Zëvendësministri i Brendshëm, ONCAT ka një staf profesionist me vetëm katër persona, përfshi drejtuesin. Kostot e ONCAT mbulohen nga Ministria e Brendshme.

Agjenci të tjera të përfshira në luftën kundër trafikut drejtohen nga Ministria e Punëve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Ministria e Mbrojtjes.

BASHKËPUNIMI NDERKOMBETAR

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë aktorët më të mëdhenj në botë kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Përfshirja e BE-së vjen në kuadër të bisedimeve për liberalizimin e vizave, si pjesë e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim.

Ndërsa SHBA ka një sistem që klasifikon performancën e vendeve ku ekziston fenomeni i trafikimit të gënjeve njerëzore. Liberalizimi i vizave me BE-në dhe sistemi amerikan për klasifikim funksionojnë veçazi, pavarësisht se rezultatet e njërës mund të ndikojnë te njëra-tjetra.

Më 1 janar të vitit 2008 Bashkimi Evropian nënshkroi Marrëveshjen për lehtësimin e vizave me Shqipërinë. Kjo marrëveshje theksoi vullnetin e BE-së dhe Shqipërisë për të punuar së bashku për liberalizimin e plotë të vizave në të ardhmen. Një nga kriteret e liberalizimit të vizave është edhe lufta dhe parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore. Në tetor të vitit 2009, një komitet i Parlamentit Evropian aprovoi një propozim për Shqipërinë që të fitojë liberalizimin e vizave menjëherë pasi të plotësoheshin të gjitha kriteret.

Në janar të këtij viti Komisioni Evropian dërgoi një ekip vlerësimi në Shqipëri. Komisioni Evropian pritet që së shpejti të rekomandojë, ose jo, liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Nëse do të rekomandohet, Parlamenti Evropian mund ta ratifikojë në qershor të këtij viti.

Qeveria amerikane e cilëson të zgjidhur problemin e trafikut të qenieve njerëzore në Shqipëri, pavarësisht se ende e klasifikon si një vend "Tier 2". Ky klasifikim do të rishikohet nga autoritetet amerikane në qershor të këtij viti.

Në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, BE-ja mbështet reformën në gjyqësor, kontrollin e kufijve, menaxhimin e doganave, njëkohësisht edhe përmirësimin e kapaciteteve të policisë për të mposhtur krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Bashkëpunimi rajonal mundësohet nga Njësia e BE-së për Bashkëpunim Juridik (Eurojust), Europol. Marrëdhëniet Itali-Shqipëri, Greqi-Shqipëri, dhe programet e reja me fqinjët e Adriatikut mbështesin bashkëpunimin rajonal në disa fusha, përfshi atë të antitrafikut.

Operacionet e koordinuara kundër trafikut të qenieve njerëzore (2003-09), të sponsorizuara nga USAID, ka qenë instrumenti kryesor i SHBA-së për të reduktuar pasojat dhe efektet e trafikimit, përfshi mbështetjen e koordinimit ndërmjet qeverisë së Shqipërisë, donatorëve dhe OJQ-ve.

REKOMANDIMET

Mënyra më e mirë për të garantuar progresin e Shqipërisë është vazhdimi i integrimit në institucionet Euroatlantike. Dhe për këtë Shqipërua duhet të vazhdojë reformat e saj. Komuniteti ndërkombëtar mund të ndihmojë duke mbështetur procesin e reformave në bashkëpunim me qeverinë. Progresi është gjithashtu një hap i nevojshëm i Shqipërisë drejt Evropës.

Qeverisë:

Hetoni dhe përndiqni ligjërisht të gjithë trafikantët e qenieve njerëzore, gjithashtu edhe zyrtarët të cilët përfshihen me trafikun. Vazhdoni të përmirësoni bashkëpunimin ndërmjet policisë lokale dhe qendrave të strehimit.

Përgatisni një draft të ri për Strategjinë Kombëtare për Luftën kundër Trafikut për periudhën 2010-13 dhe kërkoni opinione nga donatorët dhe vendet anëtare të BE-së.

Krijoni një buxhet administrativ për ONCAT që përfshin kostot e qendrave për strehimin e viktimave, për aktivitetet e tyre dhe njëkohësisht për këto qendra mund të kërkoni donacione nga vende të tjera.

Organizoni një Konferencë rajonale për antitrafikun në Tiranë gjatë këtij viti ku të jenë të pranishëm politikanë evropianë dhe amerikanë.

Koordinohuni që OJQ-të që punojnë me qendrat e strehimit të viktimave të vizitojnë Uashingtonin dhe qytete evropiane, për të pasqyruar progresin e bërë nga Shqipëria.

Bashkimit Evropian:

Mbështesni për ndërtimin e mëtejshëm të ONCAT duke caktuar një specialist evropian për të punuar përkrah palës shqiptare.

Intensifikoni trajnimet dhe programet në vend.

Liberalizoni regjimin e vizave për shtetasit shqiptar brenda vitit 2010 si njohje e progresit të Shqipërisë për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, veç hapave të tjerë që janë bërë për plotësimin e kritereve të tjera në kuadër të bisedimeve për liberalizimin e vizave.

Qeverisë së SHBA-së:

Klasifikoheni Shqipërinë si "Tier 1", në shenjë të vlerësimit të progresit që Shqipëria ka bërë në luftën kundër trafikimit.

Financoni ONCAT-in me anë të USAID.

Informoni Melane Verveer (Ambasadore për barazinë gjinore) dhe Maria Otero (Nënsekretare e Shtetit për Punët Globale) për progresin e Shqipërisë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në mënyrë që një zyrtar amerikan të kryesojë Konferencën Rajonale të Antitrafikut.

(*) Shkrimi i autorit u botua në Illyria - SHBA. Titulli i origjinalit: "Lufta e Shqipërisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore"

KOMENTE